Zyrtarizohet partia e Kusarit-Lilës

28.10.2016 20:22:37

Mimoza Kusari-Lila, aktualisht kryetare e Gjakovës, zyrtarizoi sot partinë e saj. Ajo zgjodhi vendlindjen e saj që ta promovojë për herë të parë subjektin e  saj më të ri politik.

Duke marrë disa anëtarë të Asamblesë Komunale të Gjakovës, ajo deklaroi sot se emri  i partisë që do të drejtojë, mbanë emrin Alternativa e Re.

Por e veçanta e kësaj partie, nuk është shumë themelimi i saj sa është një element tjetër.

Kusari-Lila zyrtarizoi partinë e saj pikërisht në ditën kur Aleanca Kosova e Re, u krijua dhjetë vjet më parë.

AKR-ja që drejtohet nga Behgjet Pacolli, ishte streha politike e Mimoza Kusari-Lilës, me të cilën ajo arriti të fitojë edhe postin e kryetarit të Komunës së Gjakovës.