Zyrtarizohet urdhër-ndalimi, kush janë 3 organizatorët e krizës në Rinas

08.04.2021 12:10:10

Është zyrtarizuar urdhër-ndalimi për tre nga kontrollorët e trafikut ajror në aeroportin “Nënë Tereza”. Bëhet fjalë për Armando Fezgën, Flora Ndrecën dhe Muhir Mezinin.

Një prej tyre është kreu i sindikatës, përgjegjësja e turnit, ndërsa tjetri është i shoqëruari i parë në lidhje me ngjarjen.

Në prokurori janë kallëzuar vetëm organizatorët e asaj që tashmë konsiderohet si grevë nga ana e autoriteteve, ndërsa rrezikojnë deri në 7 vite burg.

Ndërkohë, përballë ambienteve të Drejtorisë së Policisë Tiranë ndodhen kryesisht familjarë të të ndaluarve.