Shkofshi e mos u kthefshi !

18.02.2019 11:14:59

Nga Sinan Kastrati

(Nga Ditari im)

Dje, më 17 shkurt, 2019 u mundova me e gjet një shkrim që e kisha shkruar para dy vjetëve, një ditë para ”festës”, më 16 shkurt 2017, por nuk mund me e gjetur. Por i thash vetes, nuk kam me fjetur natën, deri sa ta gjej dhe e gjeta. Ama më pëlqyen disa komente e sidomos një i Milazim Krasniqit dhe i disa fjalë nga disa nip e miq të mi.

”11 vjet shtet, po. Ama çfarë shteti?

Me mbikëqyrje civile dhe ushtarake të paafatizuar.

Me decentralizim të imponuar.

Me statusin shtet në shtet për Kishën Ortodokse Serbe.

Me Gjykatën Speciale mbi kokë.

Me izolim total nga Evropa.

Me presione absurde nga SHBA-të.

Me kërcënim permanent nga Rusia.

Me ndërhyrje brutale nga Serbia.

Me abuzim të pashpirt të një establishmenti vendas, shumë të pafytyrë.

Kosova jonë, ky vend gjëmëmadh e ky shtet fatrëndë! Ama, Kosova mund të mbijetojë si shtet. Si?:

Nëse fillimisht e mposhtë të keqen brenda vetes. Kjo punë është si me sëmundjen: për ta mposhtur, duhet ta dish e ta pranosh që e ke atë sëmundje dhe pastaj ta shërosh me mjete adekuate e me kohë (M. K.).

”Hasan Kastrati:  Jam i sigurt, ato që i e shkruajt, e emrat që i ke përmend, ata, nuk e kuptojnë domethenien e k`ti shkrimi, seepse per ta ”forca bân fuqinë”

Izet Dushi: Po ne po ua urojmë popullit i nderuari Sinan Kastrati dhe i falenderuam ata që punuan per ketë Pavarësi .

Fatmir Bajraj: Ri-shpallja e pavarësisë, ashtu e quaj unë, u bë e koordinuar me ata që kurorëzuan lirinë tonë ; me miqtë tanë Euro-përendimor n’krye me SHBA-të të cilët n’krye të NATO-së i dhanë grushtin vendimtar pushtuesit shekullor serb n’fund të shekullit XX-të ! Çlirimi erdhi me 12 qeshor 1999, me hyrjën e trupave të NATO-së n’Kosovë,pas kapitulimit të “bardhë” të makinerisë ushtarake të Millosheviqit në Marrveshjën tekniko ushtarake të Kumanovës, e cila derivoj edhe Rezolutën 1244 të KS të OKB-së për administrimin e përkohshëm mbi Kosovën nga Bashkësia Nderkombëtare (UNMIK-u) ! -Liria si vlerë universale, në rastin tonë nuk plotësoi postulatët standarde dhe aqë më pak, pritjët tona, përkundrazi; Liria u abuzua nga ata (“tanët”) që u thirrën në sentencën : “Ne e çliruam vendin,dhe jemi padronë t’lirisë dhe t’atdheut…!” -Pavarësia e ri-shpallur dhe urimi i dedikohët popullit i cili ndër breza dha bijat dhe bijtë m’a t’mirë nga gjiri i vetë për vete dhe brezat që vijnë. -Konsiderojë se ri-shpalljën e pavarësisë e ka bërë populli i Kosovës, dhe kjo është më e rëndësishmja, gjersa “lufta” për spikerim u zhvillua nga i njëjti soj ; pikërisht nga ata që kapën, vodhën dhe vranë t’sotmën dhe t’ardhmën e vëndit, nga prodhimi: Made in Anti-shqiptarizmi…! -Vlerat mbesin n’histori, gjersa e kundërta e tyre përfundonë n’koshin e plehrave t’saj ! T’falemnderit për këtë shkrim autentik dhe t’puçitshëm me ngjarjët n’kohë, i çmuar Daja Sinan!

Xhafer Leci: Në Deklartatë nënshkrimi i parë është i presidentit Fatmir Sejdiut, kjo është rregull kushtetuese, dihet si njeriu i dhunshëm, Hashimi e ka lexue Deklaraten.

Sinan i nderuar të përgëzoj për shkrimin-ditarin tënd me vlerë. Respekt !

Fatmir Bajraj: Miku im i çmuar, Xhafer Leci ! Hashimi dhunshëm hyri n’histori, derisa spikeri i parlamentit, faqeziu, pa asnjë pike t’bardhë, “Kupa tu Kosovës”, i’u dorëzua ultimatumit të Hashës, e z.Sejdiu ishte sikur një pulë e lagur n’shi …!

Ndodhen edhe skandale fjalë e shprehje të tjera ”Ma qenef mashkull në jetë …”, u dëgjuan Ramushi, për Kadri Veselin, Hashimin apo Edin?

E tash po e publikoj shkrimin e para dy vjetëve:

Kujt me ia urua ditën e pavarësisë?

(16 februari 2017)

Kujtime nga Ditari im

Kur u shpall ”pavarësia”?

A u (ri)shpall pavarësia e Kosovës më 2 Korrik e 7 shtator 1990?

(Qëllimisht nuk e shikova ditarin tim: ditën, datën as vitin se kur u shpall ”pavarësia” e Kosovës. Desha tu rrijë besnik fjalëve të mia, kujtesës time. Jam i sigurtë se kujtesa nuk më ka lënë ende e benikërinë e ruaj si gjithnjë)

Më besoni ose jo, nuk më kujtohët se cilën ditë ishte dita kur u shpall ”pavarësisa” e Kosovës, 17 apo 18 shkurti e as viti, viti 2008 apo 2009.

Me rëndësi është se ajo u shpall dhe u shpalll nga Hashim Thaqi e jo nga Jakup Krasniqi edhe pse, sipas rregullit e rendit të kuvendit, kryetari i kuvendit është dashur ti lexoj ato radhë e ato pakë fjalë.

Kosova është republikë parlamentare e kryetari i kuvendit është ”spiker”. Ky ishte një dyluftim, një nga shumë dyluftime në mes të Jakup Krasniqit e Hashimit, dyluftim i dy drenicakëve që Jakupi u dorëzua, e gjuajti peshkirin apo qarqafin e bardhë. Ia dorëzoi ”stafetën” Hashimit. Jakupi e dha teslimin, e Hashimi fitoi pa “luftë”.

Flitet se atë ditë nëpër qoshet e kuvendit kishte edhe skandale të tjera por që për këto do të flasin një ditë deputetët bethuca të LDK-së, dëshmitarët e asaj dite, sigurisht kur ti shkruajnë memoaret, pasi të dalin në pension, nëse ”plaken” ndonjëherë.

Punoja si mësues i … në disa shkolla fillore dhe të mesme në qytetin B … të Suedisë. B…është qytet shumë i madh. Nëpër shkollat flillore e ato të mesme të qytetit të B…fliteshin dhe mësoheshin afro 20 gjuhë të huaja (Albanka, Arabiska, Bosniska, Ryska,  …Serbiska, Spanska, Tyska, Ukrainska … ).

Njëherë në javë, në fillim të çdo jave, të hëneve kishim mbledhe, dy orë shkollore. E fillonim në orën 08:20 dhe e kryenim në 09:40. Merrte pjesë gjithëherë përgjegjësja e gjuhëve të huaja për komunën e B…, drejtoresha E. L. që ne e thirrnim shkurt,
Lisa (Elisabeth).

Ajo ishte e dashur, e sjellshme dhe shumë dashamirëse. Tregonte interesim të madh për nxënësit shqiptarë po edhe ata të Bosnjës dhe të tjerë që kishin ardhur nga lufta. Na ndihmonte më shumë se sa ia lejonte ligji. E them me plot gojën: na ndihmonte dhe kishim më shumë të drejta se sa në ish shkollat tona, në ish shtetet prej nga vinim, psh shqiptaret nga ish Jugosllavia.

Tortë sa Minareja e Xhamisë së Krushës së Madhe

E di se atë ditë, kur u shpall ”pavarësia” ka qenë ditë pushimi, ditë vikendi. Pra ka qenë e shtunë ose e dielë. Edhe kjo`s`ka hiç rëndësi. Por më kujtohët se kur shkova në punë, të hënën, të gjithë kolegët e punës që ishim afro 30-të dhe drejtoresha e të gjitha shkollave për mësim në gjuhët e huaja, ma uruan Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, përveç nje serbeje nga Bosnja e cila at ditë as nuk më foli, sikur mos të më kishte njoft edhe pse unë e kisha ndihmua ate, kur ajo kishte nevojë. Kjo edhe më shumë ma rriti inatin dhe në javën tjetër, shkova në punë me një tortë aq të madhe që edhe ata, mësuesit nuk e mbajnë mend se kishin hëngër tortë me të madhe e më të shishme në shkollat e B…, tortë sa Minareja e Xhamisë së Krushës së Madhe.

Lisa dhe mësuesit, të gjithë, i lëpinin edhe gishtat e duarve. Mësuesja serbe, ”e boshnjakishtës”, pas mbledhjes, nuk ndejti aty. Ajo doli jashtë.
Zakonisht, pas mbledhjeve javore, të gjithë mësuesit, me rend, qonim ëmbëlsira ose ndonjë specialitet të vendit nga vishim dhe pasi e kryenim mbledhjes hanim, pinim e bisedonim së bashku e pastaj e fillonim punën sipas orarit.

Unë iu thash kolegëve të mi, mësues-e se në javën tjetër, pa rend do të bije diçka me hëngër së bashku.

Dhe përveç serbes që edhe emrin e kishte të keq, emër që ma kujtonte jugosllavinë, të gjithë të tjerët u knaqëm at mëngjes dimëror të muajit shkurt. Ajo nuk e kërkoi tortën time të Pavarësisë së Kosovës. Sigurisht se i ka mbete merak por ”Më i madh është inati se zanati”. Te ajo ”mësuese”, ishin të dyjat bashkë, edhe inati, edhe zanati, kundër shqiptarëve, bashnjakëve dhe kroatëve, atë ditë veç kundër meje si koleg i punës dhe shqiptarëve e Kosovës.

Por mua hiç s`më mbet merak për te, ”Kurrë n`gojë mos i raft” thash vetë me vete.

Ajo ”mësuese” nuk meriton me ia përmend as emrin. Si mundet me qenë mësuese, edukatore e me i urrejt popujt e tjerë, gjuhët, kulturat tjera, datat dhe përvjetorët e ayre popujve… dhe kundër LIRISË a PAVARËSISË së tyre?

E tillë ishte ajo atherë dhe e tillë është edhe tash. Por edhe ky është një tregim tjetër, ”historia” e mësues serbe që kurrë nuk tregonte çka është kur dikush e pyeste. Thonte se jam boshnjake. Sigurisht se kishte ndërgjegje jo të pastër, të zezë si korbi për të këqiat që iu kishin sjellur të gjithë popujve të tjerë, jo serbë… edhe ajo, së pakut me ”heshtje” e me fjalë.

E tash të dalim në ”temë¨, përvjetori i tetë apo i nëntë i pavarësisë dhe njëvjetori i shpalljes së Hashimit kryetar i Kosovës.

Pas kaq viteve, kur Kosova a ka ”fitua luftën”, është ” çlirua” dhe ka ”pavarësinë”, më duhët të them se unë kam prit më shumë dhe ka mundur me u bë më shumë por me njerëz të tjerë, në intitucionet e Kosovës, në Kuvend, Qeveri, Presidencë, Gjyqësi, Prokurori … Univerzitet e në administratën shtetërore e ato lokale, në përgjithësisht në Kosovë.

28 Nëntorin, unë dhe gjeneratat e vjetra kurrë nuk e harrojme, edhe pse kanë kalua 100 vjet, ndërsa shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ende pa i mbush 9 vjet, shumica, besoj as nuk e kujtojnë për shkak të halleve të shumta që kanë nga këta njerëz që udhëheqin vendin.
Një pjesë e popullsisë, 20 ndoshta 30% çdo ditë, gjatë gjithë vitit jetojnë me skamje e fukarallak dhe s`kanë ku të ”kahen”.

Kjo zvenitje e ditës së ”pavarësisë” është edhe nga shkaku se shumica kanë priutur më shumë nga udhëheqësit tanë … si dhe Evropa e Bota. Fati e Bota na erdhën në Kosovë, në Qershor të vitit 1999.

A mund të krahasohet viti 1912, viti kur Shqiperia e shpalli pavarësinë me vitin 2008, vitin kur ”shpallet ”pavarësia e Kosovës”?

-Jo!

Jo, sepse më 1912 …ndër të tjera,  kishim shumë pakë intelektualë, njerëz me shkolla të larta ndërsa më 2008, shumica e më shumë se 80 deputetëve shqiptarë ishin fakultetli.
Univerziteti i Prishtinës, deri në fillim të viteve 1980-ta, kishte dhënë kuadro të fortë e me cilësi të lartë, disa dhjetëra mijëra kuadra ndërsa tash edhe pse kemi disa dhjetëra univerzitete, në çdo qytet e në qytetet e medha në çdo mëhallë, nuk ka cilësi. Jam i sigurtë se as Hashim Thaqi nuk din me e shkruajt një letër pa gabime, edhe ato të shumta. Këso gabime bëjnë mjerisht edhe profesorët dhe dekanët e fakulteteve e të mos flasim për deputetë e deputete.

Pastaj, Hashimi, si kryetar i qeverisë, ishte me fakultet. Edhe Jakup Krasniqi, si kryetat i kuvendit, ishte me fakultet. Për Fatmir Sejdiun nuk po flas se ate as athere e as tash, Isën nuk i pyet askush.

”Lufta” se kush do ta lexoj ”deklaratën” e pavarësisë, Hashimi apo Jakupi ishte për mos me thënë e fundit, po them ndër ”betejat” e fundit të Jakupit.

Edhe këtë ”betejë” e humbi Jakupi apo më më mirë me thëne e fitoi Hashimi.

Hashimi, përkundër se Jakupit iu kishte ”premtua” se do të bëhet kryetar i qeverisë së përkohshme, më 1999, Hashimi, nuk e la. Hashimi, madje nuk e la Jakupin as atherë kur u bë kryetar i Kosovës Behgjet Pacolli, që Jakupi i lëpinte buzët apo shkonte si dhelpra pas dashit ogiç me shpresë se dashit do ti k`putën K… e ajo (lexo: Dhelpra) do ta hajë një drekë të shishme.

Tybe, boll i ka pas mbet merak Jakupit por edhe këtu, Hashimi ishte më kopil, asnjërin nuk i la.
Kjo ishte edhe tradhëtia ”e parë” e Isa Mustafës.
Edhe pse kishte një ”Rezolutë” të kuvendit të Kosovës në mes të hashimit, Isës e Pacollit …. na rrejtën.

E gjetën një “me gojë e pa gojë”, zonjën Atifete që dhe me konkurs me e pas lyp nuk e kishin gjet si ajo. Veç me e vesh me tesha të nusërisë, me e qit në ren, e mos me lënë me fol se kur folte e bënte … .

Më falni se u zgjata pakëz për Hashimin, Jakupin, Atifeten, Fatmirin e Isën. E kam harrua veç Kadri Veselin, tash kryetar i kyvendit.

E pra kujt me ia urua ”pavarësinë e Kosovës”?
Popullit i Kosovës, tyben i ntereson më ”lufta” kundër Sërbisë, ”çlirimi” e ”pavarësia” e as me festua por lufta kundër udhëheqjës së vetë e çlirimi njëherë e përgjithmonë nga kjo udheheqje e pandërgjegjshme, me u çlirua nga këta hajna.

E pra ata le të festojnë: Hashimi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Fatmir Lima … e Isa Mustafa.

Por më i ”merituari” është Hashimi.

Sot kemi një ”shtet” që më shumë iu ngjanë fiseve afrikanë e me njerëz të korruptuar deri në palcë se sa një shtet demokratik e modern e ku të gjithë qytatarët duhët të janë të barabartë para ligjit.

Udhëheqësve të Kosovës, një urim me një dëshirë: –Shkofshi në djall ! Shkofshi e mos u kthefshi !

Malmö, 18 shkurt 2019