“10 sekretet” e legjendës Kobe Bryant, një prej tyre ia ka “vjedhur” Cristiano Ronaldos

27.01.2020 22:12:11

Vdekja e basketbollistit Kobe Bryant, i cili la pas një pasuri të tërë arritjesh ka prekur shumë publikun e gjerë. Ai admirohej nga e gjithë bota dhe jo pa arsye. Më poshtë janë disa nga mësimet e jetës që ai ndau me gjithë fansat e tij.

1.Nëse doni të jeni një fitues, ju duhet të mendoni si i tillë.

2.Vazhdoni të mësoni, vazhdoni të përmirësoheni dhe t’i kushtoni vëmendje gjithçkaje. Kobe nuk ndaloi kurrë së mësuari në jetë. “Gjithçka që shoh, dëgjoj, lexoj apo ndjej e bëj përmes syve të një basketbollisti”, u shpreh dikur ai.

Kjo perspektivë më bën kurioz për çdo gjë, gjithashtu i bën gjërat të duken më interesante dhe e bën jetën të duket si një bibliotekë e gjallë, ku gjithçka që duhet të bëj është të kushtoj vëmendje” Kobe njihej për faktin se gjithmonë kërkonte këshilla nga më të mirët e fushës së tij, siç ishin Michael Jordan dhe Magic Johnson.

Ai gjithashtu kërkonte të mësonte edhe rreth gjërave që nuk kishin lidhje me profesionin e tij dhe ishin të shumta bisedat e tij me Michael Jackson. Ai vazhdimisht u përpoq për përmirësim, edhe kur kishte bërë 1 miliard dollarë dhe kishte shumë sukses si basketbollist.

3.Punoni fort. Kobe thoshte gjithmonë se ai nuk mund të rrinte dot me njerëz dembelë. ‘Unë dhe dembelët nuk flasim të njëjtën gjuhë, unë nuk i kuptoj ata dhe as nuk dua që t’i kuptoj’, u shpreh ai. Kobe kishte shumë disiplinë kur bëhej fjalë për punën e tij.

Ai bënte gjithçka për të arritur fitoren dhe trajnohej më shumë se gjithë të tjerët derisa atë arrinte rezultatin që ai dëshironte, e priste të njëjtën gjë edhe nga shokët e tij të skuadrës. “Unë nuk i mbështes dot njerëzit dembelë që fajësojnë të tjerët për dështimet e tyre”, shpjegoi ai. Gjërat e shkëlqyera vijnë nga puna e fortë dhe këmbëngulja. Nuk ka justifikime. Përkushtimi është ai që i bën ëndrrat realitet”.

Duhet të mësojmë të jetojmë me dhimbjen dhe nuk duhet të lejojmë që ajo të na mposhtë. Dhimbja është zëri i brendshëm që mundohet të na ndalë sepse e di që nëse ju e injoroni atë do t’ia dilni me sukses.

4.Suksesi i madh vjen vetëm me sakrifica të mëdha. Duhet të sakrifikosh kohën që do kalosh me familjen, që do dalësh, do sakrifikosh të qenurit një shok i gjendur, një baba i mirë dhe shumë gjëra të tjera.

5.Jini të gatshëm të sakrifikoni gjithçka vetëm në mënyrë që të arrini qëllimet tuaja. Këtë ma ka thënë edhe ylli i futbollit Cristiano Ronaldo. Që të jesh më i miri duhet të bësh një sakrificë të madhe që të tjerët nuk e bëjnë.

6.Kurrë mos u mposht. Momenti kur të hiqni dorë është momenti kur lini dikë tjetër të fitojë. Kjo nuk do të thotë se ai nuk vuajti kurrë nga pasiguritë. “Ju nuk mund ta mohoni pasigurinë, thjesht duhet ta pranoni atë dhe nuk duhet ta lejoni që të ketë fuqi mbi ju”, tha ai.

7.Për të shkuar atje ku të tjerët nuk kanë shkuar kurrë, duhet të bësh atë që të tjerët nuk kanë bërë kurrë. Ne nuk duhet të ndalojmë e të pushojmë, të dorëzohemi apo të vrapojmë. Ne duhet të durojmë dhe fitojmë sukseset një nga një. ‘

8.Asnjëherë mos ushqeni urrejtje ndaj atyre që ju japin urrejtje. “Mësoni të doni urrejtjen,” tha ai. ‘Përqafojeni atë.’ Ju nuk mund t’i kënaqni të gjithë gjatë gjithë kohës, kështu që pse të harxhoni energjinë duke u përpjekur?

9. “Pushtoni frikën tuaj“. Suksesi fenomenal i Kobe erdhi sepse ai kurrë nuk i frikësohej asgjëje dhe askujt.

10. “Nëse do të jeni udhëheqës,” tha ai, “jo të gjithë do t’ju pëlqejnë”. “Gjëja më e rëndësishme është të të frymëzoni njerëzit në mënyrë që ata të mund të jenë të suksesshëm gjithçka që duan të bëjnë,” tha ai.