16 veteranët e Kuvendit të Kosovës që u dënuan me votë

29.06.2017 17:40:48

Në zgjedhjet e 11 qershorit, votuesit dënuan me votë disa nga deputetët, të cilët përveç se ishin deputetë në legjislaturat e viteve të pasluftës, patën edhe pozita të larta në institucionet e vendit, poste udhëheqëse në qeveritë e kaluara.
Këta deputetë në zgjedhjet që janë mbajtur deri tani në vend kanë marrë çdo herë vota të mjaftueshme për të kaluar pragun, por këtë herë, në zgjedhjet e 11 qershorit, si duket votuesi ka vendosur t’i ndëshkojë ata, dhe në vend të tyre të zgjedh t’i votojë kandidatët e rinj.

Gazetametro.net sjell 16 deputetët të cilët ishin pjesë në legjislaturat e kaluara, por që nuk arritën të kalojnë pragun këtë herë.

Duke filluar prej njërit nga figurat më të rëndësishme të PDK-së, Hajredin Kuqi i cili ka arritur të marrë vetëm 7 mijë e 500 vota, që janë të pamjaftueshme për të zënë një vend në parlamentin e Kosovës.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni i cili ka qenë ministër i disa qeverive nga radhët e kësaj partie në zgjedhjet e fundit ka pësuar shumë keq, sa i përket marrjes së votave. Ai ka arritur të ketë vetëm 2068 vota.

Njëri deputet nga radhët e PDK-së, Shaip Muja i cili ishte pjesë e e legjislaturës së kaluar, këtë herë nuk ka arritur të mbledh vota për legjislaturën e re.

Deputeti i të gjitha legjislaturave, nga radhët e LDK-së, dhe nënkryetari i ‘përhershëm’ i Kuvendit, Sabri Hamiti ka fituar gjithsej 3,103 vota, duke u bërë pjesë e listës së deputetëve që nuk kanë arritur as të i afrohen pragut për të hyrë në legjislaturën e re.

Ish ministri i FSK-së, Haki Demolli, në zgjedhjet e fundit ka humbur rreth gjysmën e votave, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2014. Në zgjedhjet e fundit ai kishte pasur mbi 14 mijë vota, ndërsa në zgjedhjet e 11 qershorit ai ka siguruar rreth 6,880 vota.

Deputetja veterane nga LDK, Melihate Tërmkolli nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re.

Deputetja veterane, më e zëshmja nga LDK-ja në Kuvend, Melihate Tërmkolli nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re. Ajo sa ishte pjesë e AAK-së kishte arritur të bëhet deputete, gjithashtu edhe në zgjedhjet e fundit si deputete e re e LDK-së, por në këto zgjedhej njëra nga deputetet më të zëshëm të kësaj partie nuk arriti të kalojë.

Njëri nga njerëzit e më me ndikim në PDK, Nait Hasani është nga ata që nuk ka arritur të futet në Parlament, edhe pse ai ndodhet i pari në listën pritëse të koalicionit PAN, dhe nëse Ramush Haradinaj bëhet kryeministër dhe lëshon postin e deputetit, atë e zë Hasani.

Në këtë listë hynë edhe Naser Osmani i cili ishte deputët që nga legjislatura e II-të. Ai në këtë legjislaturë ka dështuar.

Muhamet Mustafa –LDK i cili në dy mandatet e kaluara arriti të fitojë votat e mjaftueshme, këtë herë nuk ia doli.

LDK në këtë legjislaturë nuk do ta ketë as ish ministrin e financave, Ali Sadriun.

Ndërsa deputetët e legjilaturës së kaluar nga radhët e AAK-së si Lahi Brahimaj dhe Ali Berishanuk kanë arritur të sigurojnë vota për t’u bërë përsëri deputet.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, nuk ka siguruar numrin e mjaftueshëm të votave për deputete. Tahiri ka arritur t’i sigurojë vetëm 3,847 vota, kështu mbetet jashtë parlamentit.

Sadri Ferati nga LDK, gjithashtu u dënua në këto zgjedhje, duke marrë vetëm 5,593 vota.