2 kartona të kuq për Shqipërinë, Izraeli udhëheq 0-3

12.11.2016 22:34:47

Izraeli shënon sërish ndaj Shqipërisë, 0-3. Ndërsa skuadra jonë luan me 9 lojtarë, pas daljes edhe të portierit Berisha.

Minuta 82′, Atar shënon golin e tretë për Izraelin ndaj Shqipërisë.

Izraeli shenon golin e dyte ne minuten 66′ fale Einbinder.

Pjesa e parë

Në Elbasan Arena po luhet ndeshja Shqipëri-Izrael, e vlefshme për Botërorin Rusi 2016.

Skuadra izraelite ka kaluar në avantazh ndaj Shqipërisë me Zahavin në minutën e ‘18 nga pika e penalltisë. Faulli i shkaktuar nga Berat Gjimshiti e largoi atë me karton të kuq.

Kuqezinjtë me 10 lojtarë nuk kanë mundur ta përmbysin rezultatin në favor të tyre duke i mbyllur 45 minutat e pjesës së parë me rezultatin 0-1 për Izraelin…