22 vjeçari që ra nga ndërtesa në Prishtinë në gjendje të rëndë shëndetësore

31.03.2018 13:22:35

Një punëtor i ndërtimtarisë 22 vjeç ra nga një ndërtesë e lartë mëngjesin e sotëm në “Rrugën B” në Prishtinë. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Zyrtarë nga QKUK kanë bërë me dije se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore. Raportohet se fabrika ku viktima ka punuar është në pronësi të axhës së tij.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalur në vendin e ngjarjes për t’i sqaruar rrethanat e këtij incidenti.