26 vjet nga Referendumi për autonomi politiko-territoriale në Luginën e Preshevës

01.03.2018 20:59:32

Nga Mustafa Ismaili

Lugina e Preshevës e populluar me shumicë apsolute shqiptarë autokton,ku shkelen të drejtat elementare kronologjikisht në masë të madhe duke filluar nga e drejta e përdorimit të simbolit kombëtar e drejta për punësim, e drejta për përdorimin e teksteve shkollore në gjuhën amtare dhe shkollimin e lartë universitar.Mos pranimi dhe mosnjohja e diplomave nga Univeristeti i Kosoves. Të gjitha këto pengesa ndikuan në pasojat e mbarë jetës normale duke pasuar largimin e shqiptarëve nga vatratë e tyre. Pra me fjalë të tjera ky ishte dhe është shqetsimi i kësaj populate.
Vetëm avansimi i statusit kombëtarë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës me bashkimin me truallin amë me Kosovën që do të sjellë të drejtën e statusit të tyre që u deklaruan me referendumin gjithëshqiptarë të 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992. Dhe kjo është e drejta e jonë dhe duhet të mbetet e tillë sepse e kundërta është e padrejta që i bëhet shqiptarëve në Luginë. Lugina e Preshevës ka mbetur nën hijen e shkelur e nëpërkëmbur dhe e harruar. Shumica e qytetarëve i lëshojnë trojet e tyre duke i nxitë presioni i qeverisë sërbe dhe ua ndalon të kthehen në trojet e tyre duke i konsideruar si terrorist apo ndonji epitet tjeter armiqësor dhe i largon nga librat amzës. Dhe këta njerzë janë të detyruat të shprngulen jashta komunave të tyre dhe te vendosen në Kosovë e sidoms në Gjilan, Dardanë e Fushë Kosovë. Kjo kategori i takon kategorisë së të shpërngulurëve sepse Sërbia nuk i pranon të kthehen në vendet e tyre. Ky ishte shqetsimi dhe mllefi luginasëve e kjo çoi deri te referendum gjithë popullor shqiptar i Luginës i shprehur vullnetin e tyre legalo-juridik,më 1dhe 2 mars 1992 që ishte legjitim dhe garanton paqë dhe stabilitet mes Lugines së Preshevës dhe Sërbisë e mbarë rajonit. Lugina e Preshevës me mbi 100.000 banorë prej tri komunave shqiptare Medvegja,Bujanoci dhe Presheva. Shkëputja e Luginës së Preshevës nga Serbia është e vleresuar nga ekspertët e njohur dhe specialist të së drejtës ndërkombare të cilët janë shprehurë qartë se referendumi gjithëpopullor i 1dhe2 Marsit 1992 . Me deklaratën për Autonomi Teritoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën,kjo ndërkomtarishtë është legal dhe shqiptrëve ju lejohet të vendosin për të ardhmen e tyre,për ribashkimin me vendin amë Kosovën. Iniciatva ishte e popullit që shtypej përditë e më shumë dhe e vetmja zgjidhje ishte e referendumit që pati jehonë e cila la gjurmë si argument demokratik.
Nga vendvotime në shtepia dhe lokale private që ditën e parë u penguan nga policia e Sërbisë të votonin dhe dolën mbi 98% e popullësisë duke iu përgjegjur pozitivisht opsioneve të këtij referendum. Pra për autonomi teritoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën pjesë e të cilës ishte para vitit 1945. Por Sërbia e pengoi këtë referendum siç zakonisht vepronte dikur dhe po vepron prap.Kjo ishte dhe është aspirata dhe strategjia e popullit shqiptarë në Luginë për të realizuar të drejtat e tyre kombëtare,politike,administrative, ,kulturore,sociale dhe tjera. Kjo është njëra nga rrjedhjet apo humbjet që nuk u konsulduan në pozitën e tyre politike dhe shtetërore.
Edhe ajo pjesë e pushtetit lokal pjesrishtë që kanë shqiptarët e Luginës është zhgënjimi i popullatës shqiptare.Premtimet e qeverisë sërbe kurrë nuk u realizuan për dobinë e ketyre njerzëve por përkundrazi ato u ashpersuan edhe më shumë. Sepse ato i kishin dhe i kanë në dorë të gjitha levat e administrimit. Çështja madhore është se statusi i shqiptarëve edhe pse pas shumë premtimeve do të vonohet dhe ndoshta kurrë nuk do të zgjidhet.

Shqiptarët e përçarë duke sërbizuar votën e tyre heqin dorë vullnetarisht nga të drejtat kombëtare dhe nga identiteti kombëtar.Kemi apeluar, andaj apelojmë prap që bashkëkombësit e mi në Luginë e sidomos të gjithë personalitetet në skenën politike,artistike,kulturore,arsimore dhe fetare që të bashkohen për të ndalur fenomenin negativ të sërbizimit.