Kuvendi nesër sërish seancë, 28 pika në rend dite

01.03.2018 20:19:22

E në këtë seancë janë 28 pika në rend të ditës, që do të nis me deklarimet jashtë rendit të ditës, që është pika e parë, e përfundon me Formimi i Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e një  anëtari nga radhët e komunitetit shqiptar dhe dy anëtarëve nga radhët e komuniteteve jo-shqiptare të Komisionit të Pavarur  të  Mediave.

Sot seanca u ndërpre për tu vazhduar nesër, pas një debati të gjatë që kishte në mes pozitës dhe opozitës.

Zyra për media e Kuvendit ka njoftuar se seanca nis nesër në ora 10 duke njoftuar edhe për pikat e rendit të ditës që po ua përcjellim më poshtë:

  • Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  • Koha për pyetje parlamentare,
  • Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (“MASHT”) dhe Stitching Spark-ut të Holandës (“SPARK”) mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica,
  • Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim Ada,
  • Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA),
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Miniera dhe Minerale,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit Nr. 06/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 05/L-034,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e konsumatorit,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për produkte të ndërtimit,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shërbimet postare,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Metrologji,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për gjak dhe përbërës të gjakut,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për masat mbrojtëse në importe,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shoqëritë tregtare,
  • Përzgjedhja e një (1) kandidati për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e dy (2) anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
  • Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  • Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa,
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 07/21, dt. 22.12.2017 në lidhje me Pallatin e Rinisë në Prishtinë,
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës,
  • Debat parlamentar sipas kërkesës të nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe pesë (5) deputetëve nënshkrues për debat parlamentar lidhur me takimin e IV të përbashkët të Komisionit Parlamentar të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, të mbajtur më 17-19 janar 2018, në Strasburg, Francë, ë
  • Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare,
  • Formimi i Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari nga radhët e komunitetit shqiptar dhe dy (2) anëtarëve nga radhët e komuniteteve jo-shqiptare të Komisionit të Pavarur  të  Mediave.