30 ditë paraburgim për pesë të arrestuarit e sotëm të aksionit policor ”Diga” në Maqedoni

31.08.2016 21:29:10

Gjykata themelore Shkupi i bën të ditur se për pesë personat e arrestuar në aksionin policor të sotën të koduar ”Diga” është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditor.

Këta persona dyshohen për ”prodhim i paautorizuar dhe lëshim në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.”

Ndryshe, në aksionin e sotëm të zbatuar në Sveti Nikole, Manastir, Shtip dhe Shkup, janë arrestuar pesë persona, kurse në kërkim është një person, ndërkaq një tjetër vetëm se ka qenë në paraburgim.