33 mijë emigrantë u mbytën deri tani në ujërat e Mesdheut

27.11.2017 15:23:40
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Migrim (IOM) publikoi një raport, sipas të cilit më shumë se 33.000 emigrantë u mbytën në një përpjekje për të arritur Evropën nga viti 2000 deri tani.

Raporti fokusohet në Detin Mesdhe, e cila është rruga kryesore detare përmes së cilës migrantët nga Afrika apo Azia po përpiqen të arrijnë në Evropë.

Me mbylljen e rrugës në Ballkan në fillim të vitit 2016, ka rënë numri i aksidenteve mes Turqisë dhe ishujve grekë në detin Egje, por në anën tjetër, mijëra njerëz u mbytën në përpjekje për të lundrojnë nga Libia për në Itali.

Gjatë vitit 2017 gjithsej 161.000 emigrantë arritën në Itali dhe 3.000 u mbytën përgjatë rrugës në det