41% e amerikanëve thonë se nuk kanë për të investuar në kriotovaluta

28.08.2018 09:19:16

Kush blen Bitcoin? Kjo ishte pyetja e një ankete realizuar në muajin qershor nga aplikacioni Gem dhe firma analitike Harris Insights, del se relativisht vetëm 8 për qind e amerikanëve kanë investuar në kriptovaluta si Bitcoin, Ethereum dhe Litecoin.

Anketa shkon më tej duke zbuluar se 41 për qind e amerikanëve nuk dëshirojnë të investojnë në kritpovaluta.

Një tjetër detaj interesant nga anketa është fakti se njerëzit me të ardhura vjetore mbi 100 mijë dollarë janë më pak të interesuar të investojnë në këto monedha dhe vetëm 6 për qind e tyre kanë në pronësi këto monedha.

Të dhënat vinë në një kohë kur vlera e kriptovalutave si Bitcoin ka rënë ndjeshëm nga 20 mijë dollarë që ishte në dhjetor të vitit të kaluar.

Aktualisht një Bitcoin këmbehet me mbi 6,900 dollarë. Interesi ndaj Bitcoin ra nisur nga shqetësimet për rregullimin e monedhës dhe aseteve dixhitale.