57-vjeçari që i vuri flakën vetes në policinë e Fierit: Vajzën ma kthyen në prostitutë, policia nuk bën asgjë

21.01.2017 15:21:35

Dy ditë më parë, 57-vjeçari Marko Silo tentoi t’i japë fund jetës duke u vetëdjegur me benzinë në ambientet e Zyrës së Shërbimit për Qytetarët në policinë e Fierit, ndërsa sot nga shtrati i spitalit në QSUT, ai tregon arsyet e këtij akti ekstrem.

Silo shprehet se vajza e tij është zhdukur prej tre vitesh dhe për këtë ai ka denoncuar 3 persona, pasi dyshon që mund ta kenë trafikuar si prostitutë dhe akuzon shtetin se nuk ka bërë asgjë për ta ndihmuar.

“Akti im ishte protestë për indiferencën e shtetit. Unë shkova në polici për vajzën time të zhdukur Armela, ata u treguan indiferentë. Kam denoncuar 3 persona që më morën vajzën. Një nga rrëmbyesit ishte i kërkuar edhe nga Interpoli. Vajza para një viti kërkoi të tërhiqnim denoncimin, besoj se vajza ime është nën presionin e rrëmbyesve”, thotë ai për “News 24”.

Ndërsa ka frikë për jetën e familjarëve, Silo kërkon mbrojtje nga minsitrat Tahiri e Majnnai.