90 MILIONË EURO PËR KROOS

24.12.2016 23:39:04

Juventusi ka kthyer kokën kah gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Mediat  italiane shkruajnë se “Zonja e Vjetër”, është e interesuar për mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos

Drejtori i përgjithshëm i Juves, Giuseppe Marotta është akoma në kërkim të lojtarit që do të mbulon boshllëkun që ka lënë Andrea Pirlo, dhe në listën e kreut të kampionëve të Italisë është mesfushori gjerman.

Kroos, i cili së fundmi ka zgjatur kontratën e tij me madrilenët deri në vitin 2022, ditë më parë ka thënë së “është shumë i lumtur në Bernabeu”.

Ndryshe, klauzola e tij për shkëputej të kontratës kap shifrën 300 milionë euro, kurse, vlera e tij në treg është rreth 60 milionë euro, por thuhet se Juve është gati t’ia ofroj Real Madridit 90 milionë euro për gjermanin.