Martin Odegaard drejt Ligue 1

05.12.2016 22:25:34

Martin Odegaard në Janar pritet të bëhet me skuadër të re. Talenti i Reali të Madridit është parë në tribunën e “Roazhon Park” ku ndoqi nga afër ndeshjen mes Rennes dhe St Etienne. Pikërisht skuadra e drejtuar nga Christian Gourcuff mund të jetë destinacioni ri i 17-vjeçarit, i cili dëshiron të luajë rregullisht.

Formula e transferimit do të jetë ajo e huazimit pa të drejtë blerjeje të kartonit të norvegjezit. Odegaard është aktivizuar në vetëm dy ndeshje me “Los Blancos” që kur u transferua në “Bernabeu” nga Stromsgodset në Janar të 2015-tës.