A është fshehur Shukri Buja mbrapa “Shqiponjave të bardha”?

04.11.2016 13:38:05

Nga Rexhep Kastrati

Shukri Buja që ka zëvendësuar Azem Sylën, duket se e ka problem pse LDK, përkatësisht kryeministri Mustafa e drejton Qeverinë e Kosovës. Dhe arsyeja për këtë na qenka e kaluara e kryeministrit Mustafa, e cila është ajo që është, dhe të cilën nuk e ka mohuar kurrë, por që nuk ka të bëjë fare me aluzionet dhe me shpifjet që janë bërë dhe bëhen për të. Por Shukri Buja dhe gjithë bujët e tjerë, duhet ta kujtojnë se TMK ka pas varrosur me nderime ushtarake kryekomunistin e Kosovës, Fadil Hoxhën. Përveç kësaj, PDK ka origjinë nga grupet marksist-leniniste, siç ka qenë LPK, dhe sot po pretendon të jetë parti e djathtë. Pra, çështja e orgjinës politike, kujtoj se i shkon në dëm PDK-së, pra edhe vetë Shukri Bujës. Aq më tepër që kryeministri Mustafa ka qenë pjesë e procesit liri, pavarësi, demokraci, falë të cilit e kemi shtetin e Kosovës, dhe mundsëinë që çifti i tij të jetë kuvendar i Kuvendit të këtij shteti, ndërkohë që e ëma e PDK-së, vazhdonte të ishte dhe të qëndronte fort në shinat e marksizëm-leninizmit, por edhe të shërbimeve sekrete serbe, siç po e akuzojnë njëri-tjetrin shokët dhe ish-shokët, të cilët e kanë dëmtuar luftën dhe paqen në Kosovë. Kur jemi te e kaluara, cila ka qenë e kaluara e Shukri Bujës? A ka qenë ai marksist-leninist? Në anën tjetër, duhet të shtrohet edhe çështja e veprimee të disa grupeve kriminale që kanë kërcënuar, e ndoshta edhe kanë vrarë njerëz politikë, pra kanë kryer vrasje politike pas luftës. Dhe një nga ato grupe ka qenë, apo vazhdon të jetë edhe “Shqiponjat e bardha”, e cila ka kërcënuar personalitete të ndryshme politike, e ndoshta edhe ka vrarë. Do të ishte shumë me rëndësi të thoshte Shukri Buja, a mos ka qëndruar dhe a mos qëndron edhe më tej mbrapa “Shqiponjave të bardha”? Nëse po, përveç kërcënimeve, a ka kryer vrasje të personaliteteve të ndryshme politike? A ka pasur bashkëpunim dhe çfarë bashkëpunimi ka pasur me grupin tjetër “Syri i shqiponjës”? Apo, ndoshta do të mund të ndihmonte Xhabir Zharku për të zbardhur veprimtarinë dhe bashkëpunimin ndërmjet “Shqiponjave të bardha” dhe “Syrit të shqiponjës”? Po puna e Nijazi dhe Shenazi Lohajt si është? Natyrisht se ka edhe shumë pyetje të tjera, por sigurisht se do të mund të gjejnë përgjigje gjatëproceseve të ndryshme gjyqësore në Kosovë, apo edhe në Gjykatën speciale. Dhe kur jemi te Gjykata speciale, a është kjo arsyeja kryesore pse PDK-së, duke filluar nga Kadri Veselit po u pengon kaq shumë stabiliteti i vendit, sa ta shprehin kaq hapur? Në këtë kontekst, a është Shukri Buja i nxitur nga Kadri Veseli për të krijuar tensione ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për të prishur koalicionin? Në këtë kontekst, çfarë ka qenë bashkëpunimi i “Shqiponjave të bardha” me SHIK-un?