A është shetitja me jaht mbulesa për takime eventuale të Shpend Ahmetit me Dragana Trifkoviqin apo me ndonjë agjent tjetër?

27.03.2017 19:38:47

Nga Rexhep Kastrati

1

Edhe pse çështjen e Shpendit dhe jahtit e konsiderova të mbyllur me një shkrim të mëparshëm, një deklaratë e Glauk Konjufcës më bëri që t’i rikthehem edhe një herë kësaj çështjeje. Sipas Glauk Konjufcës, nëse Shpendi është shetitur me jahtin e Devollëve duhet të merret në përgjegjësi. Së pari, edhe pse janë publikuar foto në të cilat shihet Shpendi në jaht, Glauku përsëri shprehet si në anekdotën e laqedemonëve me një “nëse ka qenë”. Së dyti, shpërfaqet mendësia e autokritikës së regjimeve autoritare që zakonisht përfundonin me prerje kokash.

Në mënyrën e funksionimit të sektës okulte të Albinit, këto dy aspekte shpërfaqin pikërisht thelbin e funksionimit të saj: përpiqu të mohosh sa të jetë e mundur gjithçka inkriminuese me këtë sektë, dhe po nuk qe e e mundur, atëherë pason autokritika që përfundon me prerje kokash, në stilin e doktor Athamudhit: po u sëmurë krahu – preje. Në fakt, sekta okulte e Albinit vazhdimisht ka funksionuar kështu dhe sa herë që ka pasur mundësi ka mohuar gjithçka që ka mundur ta inkrimonojë. Kurse autokritika si mënyrë e funksionimit si në kohën e regjimit të Enver Hoxhës, është mënyra se si synohen të shmangen implikimet e veprimeve të ndryshme në partinë të cilës i përket. Në bazë të kësaj mënyre të funksionimit, gjatë regjimit të Enver Hoxhës janë eliminuar shumë personalitete të rëndësishme të partisë, jo në bazë të ligjit, por në bazë të qëndrimeve të partisë. Në sektën okulte të Albinit, duket se ka qenë kjo një nga arsyet që kanë shtyrë disa personalitete të rëndësishme të saj që të braktisnin këtë sektë. Në këtë kuptim, a do të pasojnë masa ndëshkuese të sektës okulte të Albinit ndaj Shpend Ahmetit? Apo edhe: a do të largohet Shpend Ahmeti në drejtim të Alternativës? Apo do të kalohet në heshtje, ashtu siç u kalua në heshtje edhe vdekja e Arbnor Deharit, dhe edhe e Astrit Deharit, pas një zhurme të dështuar për grushtshtet?

2

Ajo që thashë më lartë është asgjë në raport me pyetje të tilla: a po përpiqet sekta okulte e Albinit që nëpërmjet një qasjeje autoritariste autokritike të mbulojë mundësinë që Shpendi të mos ketë qenë thjesht për një pushim, por pushimi të ketë qenë mbulesë për ndonjë takim sekret me ndonjë agjent të ndonjë agjenture kundërshqiptare? Dhe nëse është kjo, atëherë del se Shpendi nuk ka qenë kokë më vete, por me mision. Së këndejmi, a ka takuar Shpendi ndonjë agjent rus, apo edhe vetë Dragana Trifkoviqin? Apo: a ka të bëjë qëndrimi i Shpend Ahmetit në Mal të Zi me ndonjë formë të re të angazhimeve të dhunshme në rajon? Në këtë kuptim: a mund të bëhet fjalë se në Mal të Zi po përgatitet ndonjë “Komanovë” tjetër, e që do të minonte përfundimisht marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe orientimet gjeopolitike e gjeostrategjike të këtij shteti në kontekstin gjeopolitik e gjeostrategjik euro-atlantik?

Këto dhe pyetje të tjera fitojnë peshë për faktin se viti 2017 është viti kur rrëzimi i Qeverisë, destabilizimi i Kosovës dhe i rajonit janë paralajmëruar të jenë qëllimet kryesore të arealit sllavo-ortodoks në krye me Rusinë dhe aleatëve të tyre. Siç dihet, Vulin në fund të vitit 2016, sekta okulte e Albinit, dhe dy linjat kundërkombëtare: ajo e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste, si dhe korpusi medietik që kontrollohet prej tyre dhe në përgjithësi nga struktura mafiozo-politike, kanë kërkuar që të rrëzohet Qeveria. Kurse deklarata e parë e sektës okulte të Albinit në vitin 2017 ka qenë deklarata që ka konfrimuar se qëllimi kryesor do të jetë rrëzimi i Qeverisë, e që do të thotë destabilizimi i vendit, ose së paku krijimi i kushteve për zgjedhje pas të cilave do të dilte një koalicion VV – PDK me kryeministër Albin Kurtin. Dhe vetëm pak ditë më parë, Baton Haxhiu kishte bërë një parashikim apokaliptik sipas të cilit gjëra të rënda do të ndodhin në qershor. Kurse para këtij paralajmërimi ndodhi një atentat terrorist që synonte të fillonte serinë e vrasjeve terroriste të personaliteteve të ndryshme publike, politike e institucionale.

Dhe krejt në fund, duhet thënë se Mali i Zi, jo njëherë ka qenë vendi ku Dragana Trifkoviq ka takuar njerëz edhe nga Kosova, dhe i cili ka qenë cak i një tentative për grushtshtet nëpërmjet tentim-vrasjes së Milo Gjukanoviqit. Në këtë kuëptim, a ka qenë edhe Shpendi njëri nga vizitorët e tillë të Malit të Zi?

Sigurisht të gjitha këto janë shumë më të rëndësishme, shumë më të rrezikshme sesa thjehst një shetitje komode me një jaht të një kompanie, e cila është përmendur edhe si përfituese e tendereve nga sekta okulte e Albinit.