A ndërlidhet zvarritja e dialogut me proceset integruese të Kosovës?

01.06.2019 22:04:21

Deputetët e Kuvendit nga pushteti dhe opozita vlerësojnë se mos përmbyllja e procesit të dialogut me Serbinë e ka dëmtuar Kosovën në rrugën e saj integruese,  pasi këtë proces, sipas tyre,  bashkësia ndërkombëtare po e ndërlidh me dialogun.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka thënë se ka pasur gjithëherë ndërlidhje mes dialogut dhe rrugës evropiane të Kosovës.

Ndërkaq, deputeti i LDK-së ka thënë se procesi i dialogut është bërë pengesë për procesin integrues.

Sipas tij, këto dy procese duhet të shkojnë paralelelisht.

Ndërkaq deputeti i VV-së, Ismajl Kurteshi thotë se zvarritja e dialogut ndikon direkt në proceset tjera në Kosovë.