A po i vjen era huntë politike?

31.03.2020 18:44:32
Nga Skënder MULLIQI
Gabojmë nese nuk thëmi që kjo shoqëri është ende e papjekur dhe e politizuar. U krijuan pas luftës shumë parti politike . Partitë bartëse te proceseve jo të lehta të fazës së tranzicionit për Kosovën ,ishin kryesisht LDK, PDK, AAK dhe tash në fund VV.Politika është grupim masash që merren nga pushteti, as më shumë dhe as më gjerë.Disa janë të mendimit së politikë është gjithëqka që ndodhë në jetën publike . Ka shumë teza lidhur më këtë temë.Ne demokraci dhe në sistemin pluralist lejohet kritika.Por, që politikës serioze , nuk I lejohet mos transparenca , dhe as futja vendit në rrugën e gabuar. Shumë regjime janë treguar okupuese .Ne shoqëritë demokratike strukturat politike merren vesh , sidomos kur bëhët fjalë për temat e mëdha të karakterit shtetëror e nacional.Kosovën po e mbysin oratoritë e zbrazëta politike, të cilat janë hyrje në dëshprim! Me shumë po kemi agjitatorë , të cilët nuk janë të denjë për politikëbërje! Këto rexhime dihet së si fituan në zgjedhjet e deri tashme, fituan në menyrë manipulative dhe mashtruese,. Ne zgjedhjet e fundit , fituan forcat më të avansuara politike . Ende partitë tona kan nevojë për reformim të mbrendshem .Kjo po shihet. Problem në këtë drejtim po hapin strukturat regresive dhe të korruptuara politike mbrenda tyre , që dihet së në çfarë gjendje na sollën situaten politike, ekonomike, sidomos tash në kohën e epidemisë së madhe.Këta po sillen dhe po veprojnë më shumë në menyrë klandestine duke bojkotuar rregullat e demokracisë. Pushteti ndërrohet më zgjedhje ,mund të ndodhë që të rrëzohet më protesta demokratike . Nese nuk merren parasysh të drejtat e partisë fituese nga presidenti ,Thaqi kjo hapur është bojkot dhe shkelje kushtetuese , duke mos dhenë shëmbull aspak të mirë , që më në fund të kemi një pushtet stabil nga zgjedhjet , që do të bënte punë të mira , duke e dërguar deri në fund mandatitin. Kjo qeveri ka mundur që të këtë ndonjë nguti, por e keqja e madhe ka qenë rrëzimi I saj në këtë mënyrë dhe në këtë kohë krize epidemie .Përpjekja që të rikthehen në pushtet ata që e kan pru gjendjën para bankrotit nuk flete hiq mirë. Na thuani a nuk ishte kështu deri më sot?! Ishte dhe shumë u keqpërdorë pushteti . Qytetarët duhet të janë ata që e përcaktojnë fatin e vet . Idealistët e vërtetë nuk punojnë kështu keq .Kalkulimet politike në dobi të qytetarëve dhe shtetit janë metoda të mira të punës, por jo edhe kalkulimet politike , të cilat bien ndesh katercipërisht më interesat e tyre. E kjo ndodhi në Kosovë. Politika është art i të mundshmës , është mozaik i një pune të madhe dhe të ndershme , është punë që i dërgon idealet e një kombi në vend. Kjo klasë politike ka ra ndesh idealeve . Kjo shoqëri përfundmisht duhet të tregon pjekuri politike . I gjithë orjentimi ynë politikë dhe shoqëror duhet, të jenë forcat e reja dhe creative .Kjo pëmbysje e pushtetit ndodhi nga strukturat e vjetra politike… A nuk po i vjen era huntë politike …? Natyrisht së këta njerëz nuk mund ti imagjinojnë ndryshmet dhe largimet nga postët. Këta kanë punuar më decenie për të krijuar një Kosovë , që në qdo kohë mund të kemi frikë dhe të jemi të frikësuar . Dhe, këtyre natyrisht së ju pëlqen zona potenciale e konfliktit shoqëror. Ky është ushqim për çdo fashizëm…!