A u mashtruam edhe në vitin 2018?!

31.12.2018 00:06:55

Nga: Skënder MULLIQI

Se po mashtrohemi apo vetemashtrohemi e tregoi edhe ky 12 muajsh te cilin e lam mbrapa.Eshte per te na qudit fakti se si njerëzit janë te predisponuar te besojne verbërisht. Te besojne ne ata te cilet deshtuan ne shtetndertim dhe mireqenje qe 20 vite.U besuan atyre politikaneve sehirgji si sehirgjiut- Burdushi.Burdushi u burgos, por keta sehirgjite politikë dhe ekonomik nuk ka kush ti burgos! Kurse per ta ndryshuar këtë gjendje të pa shpresë, mundet nese deshiron ta ndryshon vetem faktori -popull I cili kurrsesi te zgjohet as të vetëdijesohet. U mashtruan dhe u tradhëtuan idealet tona dhe të parëve tanë .U mashtruan nënat tona, u mashtruan fëmijët tanë, u mashtruan ata qe luftuan, u tradhetuan idealet e shume martirëve dhe deshmorëve të kombit në luftën për liri dhe pavarësi nga Serbia.U tradhetuan të gjithë ata të cilët kan besuar në një Kosovë shumë më ndryshe.Viti 2018 ishte vit I mbushur me ngjarje te pa mira politike, me ecuri ekonomike dhe sociale ne shkallën më të ulët, me rritje te shkallës së varferisë , pa punësimit dhe me largimet masovike nga vendi, ku edhe pak u dashtë të zhbehët shteti I brisht i Kosovës.Hazarderët politikë I vunë interesat përsonale para interesit të përgjithshem.Shumë kush në krye të shtetit u vu në sherbim me dashje ose pa dashje të qarqeve antishqiptare para së gjithash serbo- ruse dhe qarqeve të ndryshme pro serbe në Evropë.Aventurave shumë të pa matura politike të presidentit Hashim Thaqi, u doli para Amerika mike,Dhe këtu do të ishte e pa ndershme mos të permendim edhe kontributin e kryeministrit , Haradinaj I cili dihet më sygjerimin e SHBA-ve u aprovuan edhe ligjet ne kuvend për transfprmimin e FSK-se në Ushtri të Republikës së Kosovës.Gjithashtu qeveria mori masa karshi Serbisë duke bërë kufizimin 100 për qind të importit të mallrave nga ky shtet , I cili kurre nuk I ndali apetitet për gllaberimin e tokave shqiptare.Ky ishte potezi me I mirë politike deri me sot.Serbia ka shumë borgje të pa lara, si në njerëz ashtu edhe në të mira materjale .Shqiptarët nuk ishte dashur të lejojnë në asnjë mënyrë coptimin e serishem të territoreve etnike.Pa një koncenzus nacional sidomos kur bëhët fjalë për temat e mëdha, nuk ka mundësi të merret asnjë vendim I drejtë, dhe as që ishte dashur të ndodhë diqka e tillë.Edhe pse vonë , Serbisë duhet vu kushtin që ta njohë pavarësinë e Kosovës, atëherë mund të bisedohet vetëm për qështje teknike, e jo të bisedohet për qështje politike siq ndodhi deri më tash , pa asnjë kusht të parashtruar.Kjo gjendje do të thosha e parregullt, dhe këtyre besimeve sterile do të duhej tu vjen fundi.Ne vend që ata të cilët abuzojnë më shtetitin të thirren në përgjegjësi politike dhe ligjore, ne po rreshtohemi më shumë në luftë virtuale ideologjike.Kjo është realiteti.Lufta e vërtetë ideologjike moti është larguar nga politika.Politika në Kosovë e ka humbur kuptimin e vertetë të fjalës, është bërë capital për të përfituar materjalisht.Kemi mbetur shoqëri pa vizion për të ardhmen.Kjo duket e vetmja gjë që na ka mbetur e përbashkët.Ne ndrrimin e moteve sigurisht dhe më të drejtë po bëhëmi sentimental, së edhe një vit kalendarik humbi…sikur për qdo vit po fillojmë nga e para duke ecur tutje, që nuk është tjetër vetëm një endërr e mirë.Dhe, duket së pa iluzione nuk mund të mbesim gjallë.Na duhen parashikime praktike, së vetëm kështu lind shpresa q ë të bëhët më në fund më mirë.Por, tash kur po bëj përpjekje për ta përshkruar vitin 2018, po mendoj dhe po me duket së kurrë më shumë nuk kam shikuar rreth vetës më shumë demoralizim dhe pa shpresën e përgjithshme.Në jetët tona po mbretëron kaos, I cili ne vetvete sjellë pa siguri sikur të ishim në vitët e 90-ta të shekullit të kaluar. Po mbytemi në netët e errëta dhe të gjata.Ne Kosovë sikur po mbretëron gjendje lufte.Askush nuk po e kupton shoqin.Pak gjë na ka mbetur më qka mund të krenohemi.Kjo me duket mua është në pika të shkurtëra fotografia e vitit 2018, e një viti të stergjatur dhe të mbushur më shumë probleme të pazgjidhura… Sigurisht së në fund po mos të ishte formimi I ushtrisë dhe masat ekonomike të vura kunder Serbisë gjenocidiale do të ishim shumë të pikëlluar…