AAK-ja kërkon hetime ndaj kryetarit të Pejës për xhaminë në Vitomiricë

20.07.2016 07:12:22

Ndërtimi i xhamisë në fshatin Vitomiricë të Pejës serish është aktualizuar në Pejë. Fillimi i ndërtimi të saj para një viti është përshkruar me reagime, protesta e peticione nga banorët e fshatit Vitomiricë, që ishin kundër ndërtimit të saj.

Kundër ka qenë edhe Drejtoria e Urbanizmit, e cila në gusht të vitit të kaluar pati refuzuar t’i jepte leje Bashkësisë Islame në Pejë, si ndërtuese e asaj xhamie me donacione nga Dubai.

Disa ditë më vonë kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i jep leje Bashkësisë Islame për ndërtimin dhe injoron vendimin e Urbanizmit. Mirëpo një udhëtim i Muhaxherit në Dubai, pesë muaj pas dhënies së lejes, ku ai ishte takuar me donatorin e xhamisë, do të ishte objekt i një hetimi të mundshëm nga prokuroria, nëse do të dëgjohet kërkesa e Degës së AAK-së në Pejë.

Kjo degë të martën ka dalë me një komunikatë me të cilën kërkohet nga prokuroria që t’i nisë hetimet ndaj kreut të Pejës.