Adnan Hyseni e bënë me banesë të re edhe familjen Kadriu nga Skenderaj (Video)

26.01.2017 19:09:01

Adnan Hyseni, tashmë emër i njohur jo vetëm në sport, por edhe në humanizëm, po vazhdon edhe këtyre ditëve të jetë shumë aktiv.

Pasi që arriti t’i sistemoj shumë familje në gjendje të rëndë ekonomike në rajonin e Dukagjinit, Hyseni sot e ka arritur edhe një humanitet të madh dhe atë në Skenderaj.

“Familja e Lulzim Kadriut në Skenderaj po vendoset në banesën e re të cilën arritëm ta blejmë falë besimit dhe mbështetjes se madhe të popullit shqiptar te cilëve ju jam falënderues dhe mirënjohës për terë jetën”, ka shkruar Hyseni në Facebook, derisa e ka publikuar edhe një video kur familja hyn në banesën e re.