Aeroporti i Beogradit, policia gjen 10 granata dore dhe një minë

24.10.2016 10:32:24

Pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, gjatë një kontrolli të rreptë që e kanë realizuar në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, kanë arritur të gjejnë dhjetë granata dore të dedikuara për trajnimin e ushtarëve të ri si dhe një minë pa lëndë shpërthyese.

Të gjitha gjërat që janë gjetur kanë qenë pa lëndë shpërthyese dhe gjasat për të shpërthyer granatat dhe mina kanë qenë zero, kanë bërë të ditur zyrtarë të organeve të sigurisë në Beograd, transmeton Telegrafi.

Sipas policisë, kontrollet janë duke vazhduar edhe në këto momente në pjesë tjera të aeroportit, derisa lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.