AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Latif Voca

01.01.2019 13:45:29

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me dhimbje të thellë, ka marr lajmin për vdekjen e gazetarit të RTK-së, Latif Voca.

“Voca është ndarë nga jeta, mbrëmë, pas një sëmundje të shkurtër. Ai kishte punuar për shumë vjet si korrespondent i RTK-së nga Mitrovica ndërsa vitet e fundit në Radio Kosovë në Prishtinë.

AGK konsideron se vdekja e tij është një humbje e madhe për familjen dhe komunitetin e gazetarëve. Voca do të mbahet mend si njeri me virtyte të larta njerëzore dhe profesionale dhe si gazetar, që i ka shërbyer me devotshmëri profesionit, duke raportuar në periudha të vështira nëpër të cilat ka kaluar vendi”, thuhet në telegramin e ngushellimit.

AGK i shpreh ngushëllime familjes Voca, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.

Varrimi i gazetarit Latif Voca do të bëhet sot (e martë) në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.