Prishtinë, një femër gjindet pa shenja jete në shtëpinë e saj

01.01.2019 14:04:00

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është raportuar për një vdekje të dyshimtë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në shtëpinë e saj pa shenja jete është gjetur viktima e gjinisë femërore.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion.