Agron Mustafa: Të gjithë është dashur të gëzohemi për kodin telefonik të Kosovës (Video)

15.11.2016 21:58:14

Është dashur të gëzohemi të gjithë për kodin e ri të telefonik të Kosovës, edhe pozita edhe opozita, ka thënë drejtori menaxhues i Telekomit të Kosovës në Rrokum Roll perballe Fidan Jupollit në Televizionin Rrokum.

Agron Mustafa ka thënë se me vite të tëra kemi dëgjuar duke u ankuar se pse nuk kemi kod telefonik, ndërsa tash po thuhet pse është bërë në emër të Kosovës.

Ai ka sqaruar se në ITU nuk mundet të aplikojë një shtet që nuk është anëtar i OKB-së.

Aplikimi i Austrisë në emër tonin është në rregull, sepse është vend që na ka njohur si Kosovë, deklaroi ai.