Ahmet Asani: Diaspora është për shtet juridik dhe largimin e të keqes me votë!

08.06.2017 19:57:25

Ajo qe me se shumeti prek ne shpirt dhe irriton mergaten eshte çeshtja e mosfunksionimit te shtetit juridik dhe mungesa e drejtësise sociale! Diaspora nuk mund ta pranoje mosrregullimin e ketyre çeshtjeve, nuk po mund ta kuptojë qe edhe 18 vite pas çlirimit te vendit, te perdoren format më rrenqethese e poshtruese duke i nxjerr njerezit nevojtarë ne skena televizive me lot ne sy e vaj ne buzë!

Diaspora e ka kuptuar mire se per aq sa po jep per çeshtje sociale e humanitare ne Kosovë, per aq pushtetaret po ndajne nga buxheti i shtetit per makina dhe shpenzime te drekave e darkave me shoqëruesit e shoqërueset e tyre! Kjo i bie qe Diaspora po financon ahengjet e pushtetareve antikombetarë! Por, ne diaspore dalngadale po vie një gjeneratë e re, gjenerate e cila as nuk do te investojë me, e as as nuk do japë as edhe nje qindarkë, pa e pa që në Kosove eshte kah funksionon shteti dhe ligji!
Se shteti i Kosoves do te vie ne kete gjendje, qysh para e gjate lufte kane paralajmeruar shumë veprimtarë e intelektualë te diaspores, por mjerisht ata qe kane patur mundesi te marrin masa parandaluese nuk kane marr!? Diaspora e di shume mire se kush sa faj ka per kete gjendje, e di mire kush e ka nxitur e ndimhuar te keqen! Por megjithate diaspora nuk është për zgjidhje revolucionare e të dhunshme!

Diaspora është për shtet juridik dhe për atë qe me votë ti thuhet stop të keqes! Kosova e gjakosur dhe e përdhosur nga serbi, nuk e meriton qe edhe në liri te përdhoset! Është në doren tende o popull, të vendosesh vet për fatin tend, me votën tënde