Përshendetje nga ahireti

27.06.2017 11:58:30

Ahmet Asani
Zoti kabull Ramazanin,
gjithë iftaret e Bajramin!
Ma nderuat Ramën goxha,
t’fala shumë nga Enver Hoxha!
M’erdh haberi n’ahiret,
gjithmonë paçi bereqet!
Agjeroni e mos pushoni,
vetëm bijtë t’mi votoni!
Me Stalinin kem pirë mbrëmë,
pimë aq shumë sa tapë u bëmë!
Kemi ngritur shumë dolli,
për komunizmën dhe bijtë e mi!