Ahmet Asani: VV ti njoh dhe respektojë simbolet e shtetit të Kosovës!

19.06.2017 12:00:47

Ata që mendojnë se LDK do të duhej t’ja mundësonte VV-es të bëjë qeverinë, do të duhej qe edhe nga VV të kerkojnë që ti bëjë s’paku keto ndryshime formale, që koalicioni te jetë kompatibël e funksional:

1. VV ta respektojë, njohë e pranojë figurën e kryetarit të partisë se parë demokratike ndër shqiptaret, figurën e Presidentit Historik – Dr. Ibrahim Rugova!
2. VV ti njoh dhe respektojë simbolet e shtetit të Kosovës!
3. VV ta pranojë gjykatën speciale!
4. VV të heq dorë nga kërkesa për lejimin e shamive dhe mbulesave të ndryshme nëpër shkolla!