Ahmet Zogu, njofton në Asamble disa traktate tregtare me vende të fuqishme (1927)

18.02.2019 23:15:56

“Le Matin” ka botuar, të shtunën e 17 shtatorit 1927, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me sqarimet e mbretit Zog para Asamblesë Kombëtare, ku njoftoi se ishte gati të përfundonte disa traktate tregtare me shtete të fuqishme.

Shkrimi:

Tiranë (Shqipëri), nëpërmjet Londrës, më 16 shtator. Telef. Matin.

Në hapjen e Asamblesë Kombëtare, Ahmet Zogu njoftoi se Shqipëria ishte gati të përfundonte disa traktate tregtare me Britaninë e Madhe, Francën, Egjiptin, Turqinë dhe Japoninë dhe se, për më tepër, ajo kishte shpresën për të arritur një marrëveshje me Selinë e Shenjtë.

Shfrytëzoj rastin, shtoi presidenti, për të thënë se thashethemet se pakti i Tiranës ka tjetërsuar pavarësinë e Shqipërisë janë pa asnjë bazë. Në fakt, kjo marrëveshje respekton sovranitetin tonë në kuptimin e plotë të fjalës.