Ahmeti: Lajme të mira për gjithë Kosovën, Prishtina vetëm një rast pozitiv me koronavirus

27.04.2020 22:38:18

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka konfirmuar se në kryeqytet është shënuar vetëm një rast pozitiv me Covid-19.

“Edhe pse shumë teste sot, në Prishtinë vetëm një rast pozitiv e në Kosovë 17. Ne vatrat që janë identifikuar në Prishtinë para dy jave sot kane dal krejt negative. Lajme të mira për krejt Kosovën”.

Sipas rezultateve të publikuar sonte nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, sonte janë shënuar 17 raste të reja, ndërkaq janë 35 pacientë të shëruar.