Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit e shpëtoi Maqedoninë nga ndarja dhe copëtimi

13.08.2016 15:48:33

Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit sot nga ora 14 në Kodrën e Diellit në Tetovë ka nisur një konferencë për përkujtimin e 15 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti gjatë drejtimit të tij para audiencës ka thënë “Vitet e 90-ta kur ndryshohej kushtetuta, shqiptarët nuk u përfillën, kërkonin arsim të lartë apo simbole kombëtare dhe shtypeshin me gjak, nuk kishte sesi që të ndodhë ajo që ndodhi. Por në këtë situatë ne kemi një moment shumë të rëndësishëm sepse SHBA-të dhe BE e kishin kuptuar një të vërtetë të madhe dhe në Maqedoni u jemi mrënjohës NATO-së që ndërhyiri në momentet e para kur mund të shkonim në momente të pakthim pas apo gjakderdhjes dhe të përsëritej Bosnja apo Srebrenica në këto hapësira. Mirënjohës NATO-s dhe misionarëve nga të gjithë, jo vetëm ne shqiptarët, por edhe maqedonasit, vllehët që na shëptuan nga një tragjedi ku rrezikohej ndarja dhe copëtimi i vendit”, ka thënë Ahmeti.

“Ne u përcaktuam për dialog, ai nuk ishte i lehtë. O paqe o kthim nuk ka. MO është një kompromis dhe për t’u arritur një kompromis dyja palët duhet të kenë mirëkuptim. MO-ja ndërpreu jo vetëm luftën por edhe tragjedinë, a ka akoma për t’u bërë? Ka ende punë…”, ka thënë Ahmeti.