Ahmeti priti në takim Ambasadorin e ri italian

11.08.2016 15:00:11

Kryetari i Prishtinës priti sot në takim Ambasadorin e ri italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Ahmeti njoftoi ambasadorin me punën që po bëhet në Komunën e Prishtinës, projektet e realizuara deri më tash, instalimin e transparencës radikale në qeverisje, luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe mirëqeverisjen në përgjithësi.

Ambasadori Sardi ka shprehur kënaqësinë që ka filluar mandatin në Kosovë dhe ka shfaqur interesimin e tij për bashkëpunim sa më të ngushtë me të gjitha institucionet në vend në veçanti me Komunën e Prishtinës si qeverisje kompetente për kryeqytetin.