Ajri i ndotur edhe sonte në Prishtinë

01.01.2018 22:15:45

Qytetarët e Prishtinës vazhdojnë të jenë të rrezikuar nga ndotja e madhe e ajrit.

Në ditën e parë të vitit 2018, vlerat e ajrit në kryeqytet konsiderohen shumë të pashëndetshme për qytetarët.

Nga matja e fundit që është bërë në orën 20:00 nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, vlera e ndotjes ka arritur në 289 dhe konsiderohet e shumë e pashëndetshme.