Aksident në Lezhë/ Makina me super shpejtësi merr para 4 automjete të parkuara

16.05.2019 10:22:12

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë.

Një automjet që po lëvizte me shpejtësi është përplasur me 4 mjete që ishin të parkuara në anë të rrugës.

Raportohet se nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.

Policia ka nisur hetimet.