Albin, a ka vdekur Astriti si pasojë e trysnive për të mos bashkëpunuar me autoritetet për zbardhjen e sulmit të armatosur në Kuvendin e Kosovës?

07.11.2016 18:06:06

Nga Rexhep Kastrati

Ekipi mjeko-ligjor i Kosovës ka filluar tashmë autopsinë e trupit të pajetë të Astrit Deharit, i vdekur në rrethana të dyshimta në burgun e Prizrenit, ku ishte paraburgosur për shkak të dyshimeve për sulmin  mbi godinën e Kuvendit të Kosovës. Autopsinë janë duke e vëzhguar edhe ekpertë mjeko-ligjorë të caktuar nga familja dhe nga sekta okulte e Albinit. Pra, autopsia është duke u kryer në mënyrë transparente dhe në mënyrë profesionale. Kjo autopsi është kërkuar fillimisht nga kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Sylë Hoxha,  e pastaj edhe familjarët e Astritit, dhe në fund edhe sekta okulte e Albinit. Edhe Qeveria sot ka kërkuar një ekspertizë të pavarur, e që do të thotë se ka një konsensus të gjerë që të bëhet gjithçka që është në duart e ekspertëve për të zbuluar shkaqet reale të vdekjes. Dhe në bazë të kësaj, të gjithë do të duhej të heshtnin dhe të pritnin rezltatet e ekspertizë mjeko-ligjore dhe në bazë të atyre rezultateve, ehde të veprohet. Mirëpo, edhe pse është hera e parë që ka një konsensus të gjerë që të bëhet një eksperizë profesionale dhe e pavarur mjeko-ligjore, nuk është e thënë që ky konsensus të vazhdojë derisa të shpallen rezultatet e autopsisë. Edhe pse sekta okulte është e pranihsme në vëzhgimin e autopsisë me eksperten e saj, ajo ka paralajmëruar se nesër të do organizojë protestë në emër të Astrit Deharit. A është kjo vetëm një protestë e motivuar nga kjo vdekje thjesht për të keqpërdorur këtë vdekje apo ka frikë se mos po dalin informacione se mund të ketë gisht në vdekjen e Astrtit, në kuptimin se mund t’i ketë bërë trysni të ndryshme që të mos bashkëpunonte me autoritetet? Ajo që dua të them është se mos sekta okulte e Albinit mund të jetë e përfshirë në rastin e vdekjes së Astrit Deharit, duke i bërë trysni në burg që të mos bashkëpunojë me autoritetet që të zbardhet e vërteta për sulmin e armatosur mbi Kuvendin e Kosovës, dhe kështu të zbulohet zinxhiri i të gjitha aksioneve të dhunshme në Kosovë? Këto dyshime bazohen edhe në informacionet sipas të cilave Astriti ka qenë duke bashkëpunuar me autortetet. Përfshirja mund të jetë e shumëllojshme, dhe është ekspertiza mjeko-ligjore dhe hetimet që dohe ta thonë. Dhe ky do të ishte lajmi më i keq për familjen e Astrtit dhe për opinionin e gjerë, sidomos për korpusin medietik dhe politik që po rrin në gatishmëri të shkallës sipërore për të filluan sulmet kundëtr shtetit me të dalë ndonjë lajm që do të inkriminonte ndonjë hallkë të zinxhirit instituional të sigurisë. Në këtë kuptim, protesta e nesërme më shumë del të jetë një nxitim për të acaruar gjendjen në vend para se të dalin rezultatet e autopsisë, në mënyrë që të zhvlerësohen si të tilla.