Albin, me kërcënime dhe shantazhe nuk fshihet e vërteta për vdekjen e Astritit

26.11.2016 15:48:10

Nga Rexhep Kastrati

Ministrja e Drejtësisë, Dhuarat Hoxha ka marrë shumë mesazhe kërënuese nga militantë të sektës okulte të Albinit, të cilat i ka denonacuar në institucione përkatëse. Në fakt, të kërcënohet ministrja e një shteti nga kushdoqoftë, e aq më tepër nga një forcë politike pjesë e Kuvendit të Kosovës, gjithsesi është e rëndë, dhe është shqetësuese jo vetëm për institucionet shtetërore, por edhe për qytetarët, sepse bëhet fjalë për sigurinë e përgjithshme. Mirëpo, ka një heshtje, sikur të mos ketë ndodhur gjë. Prostitutat medietike që heroizojnë akte të dhunës dhe akte të tjera kriminale që drejtohen kundër shtetit nuk e panë të arsyeshme që të thonë qoftë edhe një fjalë. Madje as të ashtuquajturat OJQ që merren me barazinë gjinore dhe që mbrojnë të drejtat e femrave, nuk u dëgjuan fare, sikur ministrja Dhurata Hoxha të mos ishte femër, të mos ishte grua, të mos ishte pjesë e shoqërisë sonë. Dhe kur këto kërcënime ministrja Hoxha i ka për shkak të detyrës, atëherë shqetësimi duhet të jetë më i madh. Sigurisht se ministrja Hoxha nuk është e para që kërcënohet, pasi që kryeministri Mustafa jo vetëm që është kërcënuar, por edhe është sulmuar, familja e tij është sulmuar, bashkëpunëtorë të tij, po ashtu. Dhe reagimi i prostitutave medietike dhe të të ashtuquajturës shoqëri civile jo vetëm që kanë munguar, por edhe kanë qenë afirmative në të mirë të sulmeve. Gjatë tërë kësaj kohe është lartësuar dhuna ndaj institucioneve, ndaj drejtuesve të tyre dhe ndaj kundështuesve të formave të tilla të dhunshme. Kjo pratikë, për fat të keq, po vazhdon edhe tash me rastin e vetëvrasjes së Astrit Deharit, i cili pavarësisht se aktin e vetëvrasjes e ka bërë në burg, megjithatë po përdoret politikisht për të rrënuar institucionet e shtetit, të cilat mund të mos kenë fare lidhje me vetëvrasjen e tij. Madje edhe po të ishte vrasje, megjithatë, në çdo shtet të botës askush nuk akuzon shtetin për vrasje, por kryesin apo kryesit e vrasjes së caktuar. Përgjegjësia është individuale, e jo kolektive. Nëpër botë ka shumë rastenë të cilat është dëshmuar se vrasjen e kanë bërë punonjës të shtetit, por në asnjërin prej tyre nuk ka ndodhur që të kërcënohen zyrtarë të lartë të shtetit. Në SHBA, po ndodh që policët po i vrasin qytetarët e ndryshëm dhe askush nuk po akuzon shtetin për këtë. Pra, edhe në rastin që Astriti të jetë vrarë, përgjegjësia bie mbi individët, por jo mbi shtetin. Unë di njerëz të sektës okulte të Albinit që kanë të bëjnë me burgun në Prizren, apo edhe në institucione të tjera, a do të thotë se duhet të akuzoj ata, apo sektën okulte të Albinit se mund ta kenë kryer vrasjen? Në realitet, ka mundur të ndodhë që Astritin ta kenë vrarë njerëz të sektës okulte të Albinit për të penguar bashkëpunimin të tij me autoritetet. Po të kisha ndjekur logjikën e sektës okulte të Albinit, do të duhej të bëja akuza të tilla, por derisa nuk ka dal asnjë informacion që do të argumentonte se Astritin e kanë vrarë, por të gjitha informacionet janë që ai ka vrarë veten, atëherë nuk mund të them. Pra, në asnjë rrethanë nuk kanë vend dhe nuk mund të arsyetohen akuzat e tilla politike se gjoja Astritin e ka vrarë shteti. Dhe në vend të fakteve, vetëm marrëzira janë duke folur, me shpresën që so t’i ha opinioni. A ka më marrëzirë sesa të thuash peshqiri ka qenë krejt gjak, e në të njëjtën kohë të thuash se lëndimet kanë qenë sipërfaqësore? A ka më marrëzi sesa të thuash se Astriti ka vdekur disa orë më parë sesa koha e shetisë, e në anën tjetër të thuhet se është gjetur me puls? Me këso marrëzira do të akuzosh, apo dët argumentosh vrasjen e dikujt? Dhe me këso farë marrëzirash do të akuzosh njeri, aq më tepër shtetin për vrasje? Dhe për më tepër të kërcënosh ministra, prokurorë, gjykatës e të tjerë? E kërcënimet ndaj ministres Hoxha, nuk janë të izoluara jo vetëm në raport me kërcënimet dhe sulmet ndaj kryeministrit Mustafa, familjes dhe bashkëpunëtorëve të tij, dhe në përgjithësi ndaj institucioneve, por edhe në raport me vetë çështjen e vetëvrasjes së Astritit. Të kujtojmë se në fillim fare ishte çështja e vizitave që komisarët e Albinit ia kanë bërë Astritit në burg, për të cilat fillimisht informoi KMDLNJ-ja. Gjykatësi i procedurës paraprake, Vehbi Kashtanjeva, kishte deklaruar se nuk i kujtohej që ka pasur kërkesa nga sekta okulte e Albinit për ta vizituar Astritin në burg. Në anën tjetër, Dardan Molliqaj e quajti gënjeshtar gjykatësin Kashtanjeva, pasi që i paskan bërë kërkesa, por i i paskësh refuzuar. Në ndërkohë u publikuan lejen që kishte dhënë gjykatësi Kashtanjeva për vizitat te Astriti në burg. Pra, gjykatësi Kashtanjeva e ka ditur që edhe ka pasur kërkesa, edhe ka lëshuar leje për vizita, por nuk na i ishin kujtuar. Pse të ketë deklaruar kështu? A ka qenë i kërcënuar, apo ka qenë i shitur te sekta okulte e Albinit? Kërcënimet ndaj ministres Dhurata Hoxha, të bën të dyshosh, apo edhe të besosh se mund të bëhet fjalë për të dyja mundësitë. Pra, nëse kërcënohet një ministre, si të mos jetë kërcënuar, apo edhe blerë një gjykatës, i cili edhe mund të jetë i shantazhueshëm? Në anën tjetër, mund të shtrohet pyetja: a mund të jetë kërcënuar nga militantë të sektës okulte të Albinit edhe prokurori i Prokurorisë speciale, Aburrahim Islami, i cili e ka lëndën e sulmit mbi Kuvendin e Kosovës?Pra, a po kërcënohen bartësit e institucioneve, apo zyrtarë që kanë të bëjnë me këtë rast? Në anën tjetër, sulmet politike ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë themelore në Prizren, Sylë Hoxha, a nuk janë sulme ndaj Prokurorisë? Pra, bëhet fjalë për sulme të vazhdueshme të hallkave të shtetit, jo për ta bërë punën si duhet, por për të mos e bërë punën si duhet. Dhe sekta okulte e Albinit, nuk do që përfundimisht të kuptohet se Astriti e ka vrarë veten. Dhe prostitutat medietike dhe e ashtuquajtura shoqëri civile që do të duhej ta shihnin çështjen në dimesnionin e saj real dhe të bazoheshin në argumente, legjitimojnë publikisht format e këtilla destruktive dhe që kanë për qëllim të fshehin të vërtetën, kurse vetëvrasjen e Astritit ta përdorin kundër shtetit. Pra, bëhen pjesë të angazhimeve kundër shtetit. Dhe nëse lartësohen veprimet destruktive, të dhunshme dhe kundërshtetërore, atëherë është e qartë se janë duke e bërë punën e djallit, punën e kundërshtarëve dhe të armiqve të shtetit të Kosovës.