Ambasada e SHBA i dhuron donacion QKUK-së

20.09.2017 10:25:55

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se Zyra amerikane për Kordinim të Mbrojtjes në Kosovë (ODC) i dhuron donacion Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjegjësisht kujdesit intenziv pranë Klinikës Gjinekologjiko-Obstetrike.

Donacioni përmban 38 shtretër me dyshekë, tavolina dhe dollapa, me vlerë prej 60,000 dollarë amerikan.

Ngjarja është e hapura për medie dhe do të mbahet sot në Kliniken Gjinekologjko – Obstetrike të QKUK-së.