Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Vlora Çitaku reagon pasi Peter Handkes i ndahet çmimi Nobel

10.10.2019 15:02:54

Komiteti Nobel vendosi që ta shpërblejë Peter Handke – një njeri që e lavdëroi Millosheviqin (Kasapin e Ballkanit) dhe mbështeti regjimin e tij që kreu gjenocide”.

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi austriakut, Peter Handke, iu nda çmimi Nobel për Letërsi.

“Komiteti Nobel vendosi që ta shpërblejë Peter Handke – një njeri që e lavdëroi Millosheviqin (Kasapin e Ballkanit) dhe mbështeti regjimin e tij që kreu gjenocide”.

“Nuk ka asgjë fisnike lidhur me këtë. Ky është një vendim i turpshëm”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të saj në gjuhën angleze.