Ambulanca i merr jetën një gruaje në Tiranë

16.06.2019 15:09:21

Një tjetër aksident ka ndodhur sot në kryeqytet. Mësohet se një autoambulancë ka përplasur një grua, teksa po kalonte rrugën.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën e Durrësit.

Gruaja më pas është transportuar nga spital nga ambulanca që e përplasi, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Ajo ndërroi jetë rreth dy orë pas aksidentit tragjik. Ndërkohë në mesnatë ndodhi një tjetër aksident tragjik, ku humbën jetën tre anëtarë të një familjeje dhe mbeten të plagosur 2 persona.