“ANALIZË ME PYETJE” SIPAS METODOLOGJISË SË AURON TARES

15.07.2020 10:48:25
Nga: Pal Bala
Çdo vepër, sado e vogël apo e madhe qoftë, ka një qëllim i cili buron së paku nga një motiv.
Cili është motivi i “studimit” të Auron Tares për Ernest Koliqin dhe Martin Camajn?
A është “qëllimi” dhe “motivi” i Auron Tares ta sabotojë bashkimin kulturor të shqiptarëve?
Nëse nisemi nga motivi dhe qëllimi i “studimit” që duhet shikuar në kohë dhe hapësirë, atëherë ne duhet t’i jemi mirënjohës studiuesit Auron Tare që është i sinqertë, sepse e pohon se motivi i shkrimit ishte manifestimi kulturor i Ministrive të Kulturës të Kosovës dhe Shqipërisë për Koliqin dhe Camajn.
“Tri vite të shkuara, dy Ministrat e Kulturës, ai i Kosovës dhe ajo e Shqipërisë organizuan një Konferencë për shkrimtarët Ernest Koliqi dhe Martin Camaj.
E sa për lëmin e letërsisë nuk kam kompetencën e duhur për t’i gjykuar këta dy shqytarë kalorsiakë, që me analizën e mëposhtme lexuesit të krijojnë një ide të qartë mbi “Mitet e rreme” që promovohen dhe lartësohen edhe nga Ministritë tona të Kulturës.”
Për shqiptarët e Shqipërisë, e edhe jashtë Shqipërisë, po e sjelli në kujtesë edhe këtë informatë. Pas ngjarjeve tragjike të 1997-ës në Shqipëri, ultrashovenisti serb, Vojislav Sheshel (i dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës si kriminel lufte) ka shtruar pyetje parlamentare dhe ka kërkuar llogari për 17-18 milionë dollarë të tërhequra nga Banka Kombëtare e Serbiseë për rrënimin e shtetit shqiptar.
Në stilin e Auron Tares, shtrohen logjikisht këto (dhe jo vetëm këto) pyetje:
-A e lidhë Auron Taren e vitin 1997 ndonje gjë me 17-18 milionët e dhëna nga Serbia për rrënimin e Shqipërisë?
-A është rastësi apo angazhim i qëllimshëm i Auron Tares gjatë këtyre tre vjetëve që të sjellë “studimin” e tij e të sulmohet Ernest Koliqi, i cili me shokët e tij hapi shkolla shqipe në Kosovë në vitin 1941?
-A është rastësi apo e qëllimshme që koha e studimit të Auron Tares përputhet me kohën e dashurisë vëllazërore të “trojkës” Vuçiq-Rama-Thaçi për shkëmbim territoresh, gjegjësisht copëtimin e Kosovës?
-Kush i mbuloi shpenzimet e udhëtimit… të Auron Tares për të hulumtuar në Londër e Washington, për të bërë hulumtime e për të gjetur dëshmi se Koliqi ishte profashist?!
-“Studimi” i Auron Tares, a është dëshmi e sabotimit nga pinjollët e miqve të Dushan Mugoshës e Milladin Popoviqit në Tiranë e Prishtinë që i bëjnë integrimit kulturor brendashqiptar?
Shqipëria dhe kombi shqiptar radhitet në mesin e kombeve të nderuara, sepse i shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri dhe tokat e liruara.
-A është i qëllimshëm “studimi” i Tares për Ernest Koliqin si fashist në këtë kohë?
-Pse Tare nuk ia njeh këtë meritë Ernest Koliqit me shokë që shpëtuan hebrenjtë?
-Çka e lidhë Auron Taren me “tërheqjen e madhe të ushtrisë serbe nëpër Shqipëri gjatë Luftës së Parë Botërore?!
-Si ka mundësi që Auron Tare dhe institucionet kulturore të Tiranës kanë kohë për fotot e ushtrisë serbe dhe nuk kanë kohe për foto të masakrave të po të njëjtës ushtri ndaj shqiptarëve?!
E mbrama, por jo e fundit: Cili është dëmi që i solli Martin Camaj kombit shqiptar që ishte nën “vartësinë” e gjeneral Dushan Mugoshës? Dhe, cili është dëmi që i sollën vartësit/vëllezërit ideologjikë të Dushan Mugoshës – komunistët shqiptarë të Kosovës, Shqipërisë dhe mbarë kombit shiptar?
Kjo “analizë me pyetje” nuk ka qëllime studimi letrar…!
Nga:
Nebil Cika
“Historiani” i bandave të Komitetit të Shpëtimit Publik Sarande , Auron Tare , paska thënë ne një emision ne me emër serbisht ne tv se un paskam shkruar qe babi i tij i lindur ne 1945 ka qene partizan . Ne fakt un kam cituar ,ne një reagimin tim ne fb ndaj mashtrimeve të Tares për dy korifenj te kulturës shqiptare Ernest Koliqi dhe Martin Camaj , disa nga fljaet qe i ati i tij Isa Tare me ka thane mua gjate një kërcënimi ne tel qe lidhej me nje shkrim timin kundër nderimit nga presidenti te ish terroristit komunist Raham Prallaku nga Presidenti i Republikës ku midis te tjerash përmendja edhe përgjegjësinë e tij si komandat i divizionit partizan ne Kosove ne 1945 ne Masakrën e Tivarit . Isa Tare atëherë me foli ne emër organizatës se veteranëve te LANÇ dhe me tha se” lufta e tyre ne Kosove kishte qene çlirimtare” dhe se partizanet qe ai përfaqësonte “kishin vrare e u kishin dorëzuar partizanëve jugosllave per ti varre me vone ne Tivar vetëm shqiptarë reaksionarë , baliste e zogiste dhe bashkëpunëtorë te gjermaneve “ , Sigurisht qe nuk u vura rendësi fjalëve te tij pasi jam i qarte se cfare kane berte partizanet ne Shqiperi e Kosove por kur i biri doli ne te njëjtën linje kudër” reaksionareve nacionaliste” e përmenda vetëm për te kuptuar vazhdimësinë gjenetikë politike e juridike te komunisteve nga brez ne brez .
Sot bëra një kërkim te shkurtër ne google dhe u befasova kur pash qe ky i lindur ne 1945 ishte jo vetëm veteran partizan, por edhe ne nga drejtuesit e shoqatës se tyre. Madje gazeta e veteranëve i kishte kushtuar komplet faqen e pare te saje dekorimit te tij nga Presidenti i Republikës.
Ne Shqipëri ka me qindra raste kur statusin e veteranëve e kane marrë mashtrues që në përfundim te LDB kane qene dy ,tre apo katër vjeç ,por veterane te lindur pas mbarimit te luftës hasa për here te pare ketë Taren .
E bëra ketë shënim për te sqaruar jo vetem përpjekjet për dezinformim te Tares por edhe si prove qe mashtrimin dhe manipulimi i te vërtetës tek raca e komunisteve është ne ADN .
Foto : “historiani “Auron Tare ,duke drejtuar nje nga aksionet terrorriste te vrasjeve djegeve ,plackitjeve, dhunimeve e perdhunimeve te bandave komuniste te Komitetit te Shpetimit Publik ne Sarande ne 1997
Image may contain: 4 people, people standing and night