Antonio Guterres: Zaev dhe Tsipras kanë nënshkruar marrëveshje historike

18.06.2018 15:35:50

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, përmes rrjetit social Twitter ka përshëndetur marrëveshjen për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, duke e quajtur historike.

Ai ka uruar kryeministrat e dy vendeve Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev për siç thotë, rolin e tyre për arritjen e marrëveshjes.

“Uroj kryeministrat Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev për rolin e tyre në nënshkrimin e marrëveshjes historike të dielën në Prespë. Inkurajoj dy qeveritë të vazhdojnë me angazhimin e tyre për ratifikimin dhe zbatimin e marrëveshjes. OKB-ja do të mbështesë angazhimin e tyre”, shkruan Guterres.

Përndryshe, gjatë ditës së djeshme delegacioni i Maqedonisë dhe Greqisë, të udhëhequr nga kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras, nënshkruan marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit të emrit.

António Guterres

@antonioguterres

I warmly commend Prime Ministers @tsipras_eu & @Zoran_Zaev for their role in the historic Agreement signed in on Sunday. I encourage their Governments to maintain their strong commitment to ratification and implementation. The @UN is committed to supporting their efforts.