Anulohet gazifikimi i vendit në Maqedoni

12.09.2016 12:03:25

Qeveria e Maqedonisë e ka anuluar projektin e gazifikimit të vendit për të bërë analiza shtesë, pasi që janë ndryshuar kushtet.

Ky vendim është publikuar para disa ditësh në Gazetën Zyrtare. LSDM-ja konsideron se me këtë shtyrje pushteti nuk ka për qëllim dhe nuk dëshiron realizimine projektit, po rvetëm dëshiron të shpenzojë para për tendera të shtrenjtë.

Sipas Ministrisë së transportit, shkaku i shtyrjes për qëllime të rritjes së atraktivitetit të projektit, duke bërë të ditur se së shpejti do të ketë procedura të reja që ofrojnë rritje të mundësive për realizimin e tij.

Edhe ekspertët akuzojnë se energjetika në vend është lënë pas dore, duke u shpenzuar shumë para për projekte tjera joproduktive.