Arifi: Mandati i kryetarëve të komunave mund të zgjidhet vetëm me ndërhyrje në Kodin Zgjedhor

14.05.2017 18:39:13

Me skadimin e mandatit të krerëve dhe këshillave komunal në kushte kur të njëjtat nuk janë shpallur, e vetmja zgjidhje për organizimin e zgjedhjeve lokale është ndërhyrja në Kodin Zgjedhor, thekson ekspertja juridike Besa Arifi. Sipas saj, Kuvendi sa më pare do të duhet të gjejë zgjidhje për shkak të faktit se ligji nuk i parashikon situatat e këtilla.

“Për momentin si zgjidhje e parë adekuate dhe më emergjente është ndryshimi i Kodit Zgjedhor që do të mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja në afat të caktuar. Në qoftë se një gjë e tillë nuk do të ndodhte atëherë me të vërtetë do të ishte shumë problematike për shkak se kryetarët e komunave por edhe këshilltarët komunal do të përballeshin me problem ligjore në ushtrimin e detyrës së tyre”, deklaroi Besa Arifi.