Arrestimi i Ramush Haradinajt dhe paralajmërimet për shpallje të njëanshme të Asociacionit më 15 shkurt

12.01.2017 16:20:53

Nga Rexhep Kastrati

Arrestimi i Ramush Haradinajt më 4 janar, nuk mund të konsderohet një veprimi rastësishëm, por një veprim që është bërë në përputhje me strategjinë serbo-ruse për nxitjen dhe thellimin e kondliktualitetit politik brendashqiptar, me mundësi të tensionimit të skajshëm politik dhe shoqëror në Kosovë. Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, që ka qenë një ndër veprimet më idiote të mundshme, ka dëshmuar se partitë opozitare dhe PDK gjithë përqëndrimin e vëmendjes e patën te lufta primitive kundër institucioneve të shtetit, duke filluar nga Qeveria e Kosovës. Gjithë ajo retorikë primtive, agresive, fyese dhe përbaltëse kishte bërë të qartë se ajo seancë nuk ishte kërkuar për unifikimin politiko-institucional dhe për një qëndrim të përbashkët lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt, por ishte kërkuar për të vënë në bangë të zezë institucionet e shtetit, për të thelluar përçarjen dhe për të ndarë shqiptarët në patriotë dhe në tradhtarë. Dhe kuptohez patriot na del Pali i AAK, Albini i sektës së tij, Haxhi Shala i Nismës dhe ndonjë kuvendar i PDK-së dhe i LDK-së, kurse tradhtare na dalin institucionet shtetërore të Kosovës, e më konkretisht Qeveria, e cila na paskësh faj pse na qenkëshin në fuqi fletarrestet ndërkombëtare, edhe pse nga 17 vjet nga përfundimi i luftës, kjo Qeveri ka vetëm dy vjet që ekziston, dhe 15 vjet të tjera, që drejtimin e Qeverisë e ka pasur PDK dhe AAK, na paskëshinqenë kot fare. Prandaj, edhe arrestimi i Ramushit po keqpërdoret skajshmërisht politikisht për të thelluar luftën kundërinstitucioneve të shtetit të Kosovës, që filloi që kur u formua kjo Qeveri. Fakti se në shumë vende, protestave që janë organizuar u ka paraprirë sekta okulte  Albinit, është një dëshmi shtesë, edhe për përpjekjet e saj për ta imponuar veten si alternativë që do të udhëheqë edhe më tej me angazhimet anarkiste dhe kundërshtetërore. Dhe tërë kjo në kuadër të strategjisë serbo-ruse, por edhe të aleatëve të tyre për ta rrëzuar Qeverinë e Kosovës dhe për ta çuar vendin drejt një destabiliteti dhe krize të thellë. Edhe vonesat procedurale në gjykimin e Ramush Haradinajt, në fakt mund të kosnderohen të qëllimshme për shkak se nga 4 janari deri më 12 janar, ka mundur që të merrej një vendim për procedurat e mëtejme, dhe ka mundur të lirohet qoftë edhe me kusht shumë kohë më parë. Dhe kjo është në funksion të zgjatjes së konfuzitetit ndër shqiptarë, rritjes së retorikës përçarëse dhe thellimit të konfliktualitetit socio-politik në Kosovë, deri në një rast të dytë kur shqiptarët, shteti i Kosovës dhe institucionet e tij do të pëballen me një provokim tjetër të rëndë: mundësinë që më 15 shkurt Serbia të shpallë njëanshëm “Republika Srpskën” në Kosovë, dhe kur mundësia që sekta okulte e Albinit dhe në përgjithësi dy linjat kryesore kundërkombëtare: linja e Tiranës/Kretës dhe ajo ubdasho-jugosllavokomuniste do të kalojnë në sulme përfundimtare të agjitpropit, dhe të dhunshme ndaj institucioneve të shtetit të Kosovës, duke i kosnderuar si kuislinge dhe tradhtare. Dhe pavarësisht se shqiptarët dhe Kosova u janë mirënjohës qeverive dhe shtetit freng për të gjitha ato që kanë bërë, megjithatë duhet thënë se roli i saj në të gjitha këto është mëse i dukshëm, edhe për shkak të aleancës historike nëe serbët, edhe për shkak të rolit historik të shtetit francez lidhur me “Trepçën”, edhe për shkak të rolit të KFOR-it francez në ndarjen e veriut të Kosovës, edhe për shkak të deklarimit të hapur se Franca nuk është kundër ndarjes së Kosovës, por edhe për shkak të rolit të saj eventual edhe në zhvillimet anarkiste të dy viteve të fundit në Kosovë. Pra, arrestimi i Ramush Haradinajt është në funksion të rritjes së tensioneve brendashqiptare, në përçarjen e poltikës dhe të shoqërsisë shqiptare në patriotë dhe në tradhtarë, me çrast “patriotëve” do t”u lejohej gjithçka kundër “trafhtarëve”, pra edhe dhuna, edhe vrasja, edhe lufta. Shefi i rekrutëve shqiptarë të agjenturave serbe dhe të agjenturave të tjera kundërshqiptare ka urdhëruar që të rrëzohet Qeveria e Kosovës dhe të gjithë rekrutët dhe të gjitha strukturat mafiozo-politike shqiptare, qoftë në politikë, qoftë në medie, portale, por edhe në kuadër të institucioneve të shtetit do të angazhohen për të kryer këtë urdhër. Prandaj, edhe më tej shqiptarëve u duhet syçeltësi, kujdes, vëmendje maskimale dhe maturi që të mos bien në provokime të tilla sado të rënda që të jenë, sepse çdo alternativë tejtër është e dëmshme, e rezikshme dhe do të mund të eskalojë në gjakdedhje, në rrënim të shtetit dhe të institucioneve të tij.