Arrestohet turku që vrau 5 persona në qendrën tregtare në SHBA (Foto)

25.09.2016 10:13:51

Një i dyshuar në lidhje me sulmin fatal me armë në një qendër tregtare në shtetin e Washingtonit të premten në mbrëmje është kapur nga policia.

Policia e ka identifikuar atë si Arcan Çetin, 20 vjeç, nga Oak Harbor, Washington. Ai ka lindur në Turqi dhe është një banor i ligjshëm i përhershëm i SHBA, thonë zyrtarët.

Arrestimi u bë në Oak Harbor, një qytet në jug-perëndim të Burlington, ku ka ndodhur të shtënat, raporton “CNN”.

Pesë persona janë vrarë brenda një dyqani në qendren tregtare “Cascade Mall”. FBI-ja tha se nuk kishte prova se të shtënat ishin të lidhura me terrorizmin.

Në një konferencë shtypi, policia tha Arcan Cetin ishte identifikuar si i dyshuar pasi një makinë që dyshohet se ishte e tija është parë në pamjet e kamerave të sigurisë në qendrën tregtare.

Autoritetet amerikane thonë se katër femra janë vrarë nga të shtënat në një qendër tregtare në veri të qytetit Sietël, ndërsa një mashkull është i plagosur në mënyrë kritike.

Të shtënat kanë ndodhur mbrëmë pas orës 19:30, sipas kohës lokale, në qytetin Burlington, që është afro 100 kilometra në veri të Sietlit.

Zëdhënësi i policisë shtetërore të Uashingtonit, Mark Francis, tha se policia ishte në kërkim të një personi hispanik, i veshur me rroba të zeza dhe i armatosur, i cili së fundit ishte parë duke u larguar nga qendra kah një autostradë.

Rrjeti NBC News e ka cituar policinë e Uashingtonit që ka thënë se nuk ka indikacione se ky ishte një akt terrorist.

Rrjeti KOMO News në Sietël i ka cituar dëshmitarët që kanë thënë se sulmuesi kishte hyrë në qyqanin Macy’s në qendrën, Cascade Mall, dhe kishte hapur zjarr.

Arcan-Cetin