Arrijnë edhe 21 autobusë në Prishtinë, Komuna e Prishtinës uron qytetarët

27.09.2018 18:34:18

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi ka lajmëruar se 21 autobusë të rinj tashmë kanë arritur në parkingun e Trafikut Urban.

Me arritjen e këtyre autobusëve tashmë është kompletuar flota prej 51 autobusësh, që Ahmeti i kishte premtuar.

Komuna thotë se autobusët e rinj ishin pjesë e reformës rrënjësore në Trafikun Urban.

“+21 autobusë të rinj në parkingun e Trafikut Urban. Kompletohet flota prej 51 autobusësh, si pjesë e reformës rrënjësore në Trafikun Urban. Urime qytetarëve të Prishtinës!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Vetë kryetari i Prishtinës Shepnd Ahmeti, ditë më parë kishte njoftuar se pjesa e dytë e autobusëve do të dalin në qarkullim prej 1 tetorit.

“Pjesa e dytë e autobusëve filluan të arrijnë në Kosovë. Në qarkullim prej 1 tetorit”, kishte shkruar Ahmeti në Instagram.

I pari i Prishtinës ishte kritikuar për vonesën e ardhjes së grupit të dytë të autobusëve.