Asani: Partitë shqiptare në Maqedoni të bashkojnë fuqinë e votës së tyre

30.12.2016 11:14:00

Veprimtari i çështjes kombëtare, Ahmet Asani është shprehur për nevojën që partitë politike shqiptare në Maqedoni të lënë anash inatet me njëra-tjerën dhe të bashkojnë fuqinë e votës së tyre dhe të përpilojnë kërkesat për barazi kushetuese të shqiptarëve në atë shtet.

“Tendenca e disa liderëve te partive shqiptare ne Maqedoni, për ta nënshtruar e poshtruar njeri tjetrin, ne keto momente nuk i kontribuon bashkimit! Partitë shqiptare në Maqedoni duhet ti lënë anash inatet, dhe si nje bllok paszgjedhor ta bashkojnë fuqinë e votës shqiptare! Të bashkuar ti përpilojnë kërkesat per barazi kushtetuese te shqiptarëve me maqedonet dhe kesaj radhe per shumë arësye, qeverinë ta bëjnë me LSDM-ën! Nëse Zaevi nuk i pranon kërkesat e pales shqiptare, atëherë le të shkojë vendi prap në zgjedhje tjera! Shqiptaret nuk duhet të pranojë më kurrëfarë qeverie e qeverisjeje, pa barazi të plotë kushtetuese të shqiptarëve në Maqedoni!
Çdo rrugë tjetër vetem sa i defaktorizon me teper shqiptaret, e kesaj rradhe kjo nuk duhet te ndodh!” – thuhet në një reagim të z. Asani