Asgjë nuk harrohet”! Basha, mesazh oficerit që ndaloi Sahit Dollapin!

12.05.2019 20:45:29

Lulzim Basha nënvizoi edhe një herë se nuk është në këtë betejë për të bërë Pazar dhe marrë pushtet në tavolinë. “Jemi për dialog, kompromis, por jo në kujdestarinë e një përdhunuesi-serial. Është i panegociueshëm largimi i Ramës si kryeministër, vetëm kjo i hap rrugën zgjidhjes dhe e ftojmë PS që të reflektojë”.

Ndërsa pyetjes se cila është vija e kuqe e opozitës, Basha iu përgjigj me një paralajmërim ndaj Ramës: “Thirrja ime iu drejtua Ramës, drejtuesit të dhunës dhe policëve, kam vetëm një thirrje: zbatoni ligjin, sepse nesër s’do ketë justifikime për ju. Mes tyre, ka kriminelë me damkë, si Baro (oficeri i FNSH që ndaloi Sahit Dollapin gjatë protestës së mbrëmshme te Kuvendi), i cili duhej të ishte dënuar, por që është kuadro i rilindjes me uniformë. Atij dhe shokëve të tij, i them se asgjë nuk harrohet e do mbajë përgjegjësi penale para ligjit shumë shpejt”, – tha Basha gjatë konferencës për shtyp.