ASHMAA: Tv Nova e Sead Koçan nuk ka raportuar objektivisht dhe paanshëm për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë (Video/Dokument))

05.05.2017 16:20:24

Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) ka mbikëqyrur më 27 prill të këtij viti, programin e Tv Nova në Shkup, pronë e Sead Koçan, ndaj të cilit është lëshuar fletarrest ndërkombëtar.
Mbikëqyrja ka konstatuar se gjatë raportimit për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë nuk janë respektuar aspektet profesionale të veprimtarisë, respektivisht telvizioni nuk ofroi raportim objektiv dhe të paanshëm të ngjarjeve, që është shkelje e Nenit 61, paragrafi 1, alinea 9, e Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuele.

Raportin e plotë të mbikëqyrjes e gjeni në këtë vegëz.